Rrisni flokët, qerpikët dhe vetullat vetëm me këtë vaj

Life style

Rrisni flokët, qerpikët dhe vetullat vetëm me këtë vaj

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:30
Ilustrim

Është shumë normale që shumë njerëz të shpenzojnë shumë para dhe kohë për rregullimin e flokëve të tyre. Sidomos grate, e bëjnë këtë më shpesh. Kjo ndodh për shkak se flokët e gjata, të shëndetshëm dhe me shkëlqim, i bën ata të duken më bukur.

Përveç kësaj, kujdesi që ju ofroni për flokë tregon edhe kujdesin që keni për veten. Vetullat dhe qepikët janë poashtu dy ndër gjërat më të rëdësishme pas flokëve. Kjo është arsyeja se pse në këtë artikull do t’ju njohim me një përzierje e cila përmirson pamjen e flokëve, qerpikëve dhe vetullave.

Përbërësi kryesor është vaji i kastorit, i pasur me vajra yndyrorë omega 9. I kombinuar me vaj bajame ose kokosi, vjen si një recetë e cila ndihmon në eliminimin e kërpudhave dhe baktereve që ngadalësojnë rritjen e flokëve, qerpikëve apo vetullave.

Përbërësit:

5 lugë gjelle vaj kastori ( e gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore)

5 lugë gjelle vaj kokosi/bajame

Përgatitja dhe përdorimi:

Meqë vaji i kastorit është pak i trashë, duhet ta holloni atë me pak vaj kokosi ose bajame. Miksojini mirë dhe aplikojeni përzierjen në kokë, vetulla dhe qerpikë. Sigurohuni që ta përhapni nga rrënja në majë në mënyrë që të jetë më efektive. Bëjeni këtë proces gjatë natës. Të nesërmen lajini (flokët, vetullat dhe qerpikët ) si zakonisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat