Katër super përbërës për heqje të makiazhit

Life style

Katër super përbërës për heqje të makiazhit

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 07:31
Ilustrim

Zonjat të cilat i kushtojnë rëndësi pamjes së e dinë që fjetja me makiazh është armiku më i madh i bukurisë. Edhe kur mbeteni pa losion, për heqje të makiazhit mund të ndihmojnë këto gjëra në vazhdim.

Fjetja me makiazh nuk guxon t’i ndodhë asnjë vajze që dëshiron të duket bukur. Makiazhi i cili rri gjithë natën në fytyrë mund të shkaktojë probleme si puçrra dhe kallje, por mund edhe të plakeni më shpejt, që besojmë fuqishëm është diçka që nuk e dëshironi.

Disa zonja kohë pas kohe përsëri ia japin vetes për të drejtë, si për shkak të lodhjes, si për shkak të pakujdesit, që flenë pa e larguar makiazhin. Ndërkaq, për këtë nuk guxon të gjeni arsyetim, duke marrë parasysh pasojat mund të jenë fatale. Edhe kur mbeteni pa losion për heqje ë makiazhit, në ndihmë të parë mund të jenë preparatet të cilat i keni në shtëpi.

Qumështi për trup

Qumështin që e përdorni për trup në mënyrë të përkryer mund të heq makiazhin. Vendosni pak sasi qumështi në pecetë dhe lehtë hiqni makiazhin nga sytë dhe fytyra. Sigurisht, nëse keni qumësht me parfum, mos e vendosni në fytyrë.

Vaj ulliri

Vaji ullirit në mënyrë të përkryer mirëmban lëkurën, por edhe heq makiazhin! Me pecete të zhytur në vaj hiqeni gjithë makiazhin, më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të nxehtë. Lëkura do ju duket e butë dhe e pastër.

Vaj për bebe

Përveç që heq makiazhin, vaji i bebes pa problem heq edhe maskarën rezistuese në ujë si dhe ngjitësin për qerpik artificial. Mirë është ta keni gjithmonë në shtëpi, sidomos nëse keni qejf të bëni makiazh.

Qumështi

Ndoshta nuk do të besoni, por edhe qumështi i thjeshtë mund t’ju heq makiazhin. Qumështi në mënyrë të përkryer ndikon tek femrat me lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, ndërsa rezultat të mirë ju jep nëse e përzieni me pak vaj bimor të kokosit apo vaj të bajameve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat