Gratë inteligjente nuk e lënë veten të konsumohen nga dashuria...

Life style

Gratë inteligjente nuk e lënë veten të konsumohen nga dashuria...

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 22:45
Ilustrim

Nuk ka rëndësi se çfarë thontë guru-të për ndihmën që mund t’i japësh vetes sepse nuk ekziston një plan universal për të kontrolluar emocionet madje as nuk duhen dëgjuar këshillat e të tjerëve; kushdo qofshin ata.

Secili ka mënyrën e tij për të menaxhuar situatat. E rëndësishme është që të mësosh të bashkëjetosh me atë që të thotë zemra duke respektuar veten dhe nevojat e tua.

Mu desh shumë kohë për të mësuar se si të ndaj ndjenjat nga aksioni në mënyrë që ky i fundit të ishte në të mirë të shëndetit tim. Jam një nga ata njerëz që e lënë veten të rrëmbehen nga emocionet. Nëse ka diçka në zemrën time, më përthithet e gjitha nga energjitë e të tjerëve!

Sidoqoftë opinioni i shoqërisë lidhur me këtë, të jesh një njeri emocional nuk më bën idiote (për mënyrë të thëni) apo më pak të kualifikuar për të marr vendime. Megjithatë, të mos jesh e plotësisht e ndërgjegjshme për të menaxhuar këtë aspekt të karakterit është një akt injorant, sidomos nëse flitet për histori dashurie! 

Gjëja që harroj më lehtë kur flitet për çështjet e zemrës është që kur jam në një lidhje, është vetëm fare pak prej qenies sime të vërtetë në të. Dashuria ime për dikë është vetëm një pjesë e vogël e imje dhe duhet të jap një sasi të kufizuar nga energjia ime personale. 

Kur lejon që dashuria, me ulje ngritjet e saj, të konsumon tërësisht, do përfundosh duke ndryshuar si njeri. Marrëdhëniet e shëndetshme funksionojnë sepse dy njerëz vendosin të bashkojnë dy energjitë e tyre në favor të së mirës së përbashkët. Duke hequr dorë nga identiteti yt nuk mund ta arrish këtë! 

E njëjta gjë veln edhe për vuajtjen. Nëse lejon që dhembja, inati apo pendimi të të konsumojnë deri në atë pikë sa mos të kujdesesh më për veten, të mos respektosh më veten, atëherë nuk do të kesh më një bazë prej nga të rinisësh jetën. 

Gratë inteligjente i provojnë të gjitha ndjesitë. Dashurohen çmendurisht, bëjnë gabime të pafalshme pikërisht nga dëshirat e udhëhequra nga zemra. Janë të ndjeshme edhe kur janë të forta dhe shepsh herë e humbasin veten. Mirëpo, gratë inteligjente, kthehen gjithmonë te vetja për t’u siguruar nëse janë mirë, në çdo rrethanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat