Seks në det, qindra lodra seksi mblidhen në plazhin italian

Life style

Seks në det, qindra lodra seksi mblidhen në plazhin italian

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:33
Ilustrim

Me qindra lodra seksi janë mbledhur në mënyrë të mistershme në një plazh në Itali, ku fëmijët janë ndaluar nga autoritetet që të lahen nga këto zona.

Bëhet fjalë për plazhin e Camaldoli, pranë Napolit.

Ato u zbuluan nga vullnetarë të shokuar të shoqatës “Licola Mare Clean Association”, të cilët janë angazhuar për mbajtjen e bregut pastër.

Një vullnetar tha se, “Kur i pamë nisëm të qeshnim, nuk kishim çtë bënim tjetër”.

Presidenti i shoqatës, Umberto Mercurio, tha se për shkak të rrymave të detit shumë mbeturina përfundojnë shpesh në brigjet e bukura.

Gjatë viteve, rrymat lokale kanë sjellë mbeturinat të shumta në plazhin e Camaldoli, madje edhe kafshë të ngordhura.

Por për vullnetarët kjo është hera e parë që penisat plastikë, shuihen në breg të detit, duke mbetur të shokuar.

Ky zbulim i bërë fundjavën e lënë pas, ka bërë që aturitetet të ndalojnë fëmijët të lahen në këtë zonë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat