Rreth këtij kriteri në CV më së shumti jeni munduar, ndërkaq punëdhënësve më së paku u është e rëndësishme

Life style

Rreth këtij kriteri në CV më së shumti jeni munduar, ndërkaq punëdhënësve më së paku u është e rëndësishme

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 09:47
Ilustrim

Drejtorja për resurse njerëzore në Facebbok, Ambra Benjamin, ka zbuluar se sipas cilit sistem sot shumica e punëdhënësve punësojnë punëtorë.

Nëse kërkoni punë, atëherë me siguri e dini se sa mund të jetë ky proces i mundimshëm dhe i gjatë.

Për të gjetur punë, shumica e personave kalojnë orë të tëra për të përpiluar biografi të përsosur punuese dhe për të impresionuar punëdhënësit.

Megjithatë, ekziston një kapitull në të cilin megjithatë nuk do të duhej të shpenzoni shumë kohë, sepse shumica e punëdhënësve e injorojnë.

Fjala është për arsimimin!

Po, mirë e keni lexuar, diploma për të cilën vite të tëra jeni munduar për ta marrë dhe për ta pasur në biografinë e punës, punëdhënësve u është “vrima e fundit e kavallit”.

Këtë e ka treguar drejtorja për resurse njerëzore në Facebook, Ambra Benjamin, kur për portalin Quartz ka shpjeguar se sipas cilit sistem ajo zgjedh punëtorët e ardhshëm.

“Me vite të tëra shikoj biografitë e punës dhe atë kapitull më së shpeshti e injoroj”, ka thënë ajo.

Ambra pastaj ka shtuar që punëdhënësve përvoja është më me rëndësi sesa arsimi, andaj për shumicën është kriteri kryesor për punësim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat