I gjen test shtatzënie të bijës në dhomë, nëna nga Lushnja i bën “gjëmën”

Life style

I gjen test shtatzënie të bijës në dhomë, nëna nga Lushnja i bën “gjëmën”

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 17:05
Ilustrim

Një grua nga një fshat i Lushnjes ka dhunuar vajzën e saj dhe e ka mbyllur në shtëpi, pasi në sirtarin e rrobave të saj ka gjetur një test shtatzënie të papërdorur.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, vajza i ka thënë të ëmës se nuk e ka blerë për vete, por për një shoqe.

“Në një fshat të Lushnjes një grua ka dhunuar vajzën e saj për shkak se në sirtarin e rrobave ka gjetur një test shtatzënie të papërdorur. Vajza ka thënë se nuk e ka blerë për vete, por për një shoqe. Prindërit e kanë hequr nga shkolla dhe nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia. E ëma e ka dhunuar vajzën dhe nuk i ka qëndruar pranë duke mos treguar interes nëse është apo shtatzënë”, raportoi gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat