Situatat në të cilat gjendet një grua shtatzënë gjatë seksit

Life style

Situatat në të cilat gjendet një grua shtatzënë gjatë seksit

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Shtatzënia është një nga gjërat më të bukura të jetës, por ajo bart me vete edhe çaste shumë, shumë të sikletshme që çdo nënë e re i mban të fshehta, pasi i vjen turp t’i thotë.

Dhe të gjitha sa i përket të njëjtës temë, asaj që i duhet të përballen, d.m.th intimitetit gjatë shtatzënisë.

Le ta shohim se me cilën prej këtyre skenave keni qeshur…

1. Jeni gati për të bërë dashuri. Çdo gjë rreth jush është e përsosur. Puthje të ngrohta dhe intensive. Papritmas, ju vjen për të vjellë dhe vraponi menjëherë për në banjë!

2. Keni një dëshirë të pakuptueshme për ta bërë kudo dhe në çdo kohë! (Ose je pjesë e asaj pjese që as nuk dëshiron ta dëgjojë!)

3. Para se të gjeni një pozicion të rehatshëm dhe pak të turpshëm, eksitimi tanimë ka kaluar.

4. Tanimë mes teje dhe partnerit tënd ka një jastëk të madh shtatzënie që duket sikur i thua: “urime, ke goditur që qendër e tanimë nuk ka mbetur gjë për…”

5. Pastaj ekziston frika joracionale se “miku” i partnerit tuaj mund të prekë kokën e foshnjës! : Hahaha, jini e qetë! (Fetusi është i amortizuar dhe i mbrojtur mirë në brendësinë e qafës amniotike dhe është i izoluar nga mburoja prej mukusi. Sidoqoftë, organi mashkullor mund ta prekë fëmijën gjatë marrëdhënies!)

6. Ndodh që të jetë mashkulli ai që të transmetojë frikën që t’ju prekë. Ka frikë t’ju bëjë keq ju dhe fëmijës. Prandaj: qëndro larg meje!

7. Kohë dielli, nisin të shfaqen fantazi të çuditshme në kokën e tyre, si për shembull me fqinjin e bukur! Filloni të kujtoni se si ishte para se të kishit barkun e madh, i cili nuk ju lejon të shihni më pjesët intime.

8. Ose ndihesh kaq e shëmtuar dhe e shëndoshë sa ideja për të menduar drejtë nuk ju prek asnjëherë.

9. Nuk arrini ta mbani urinën gjatë raportit. Po, dhe për fat të keq ndodh gjatë shtatzënisë. Ju duhet ta ndërprisni menjëherë aktin seksual dhe të shkoni në tualet, përndryshe … ups!

10. Ose ndoshta nuk ia dilni të eksitoheni në asnjë mënyrë. Gjithsesi dëshironi ta kënaqni partnerin, por “mikesha” juaj nuk do fare t’jua bëjë qejn.Të ndjeni në momentin më të bukur, kur jeni duke ia dalë t’i jepni kënaqësi gjysmës tuaj, shkelmi i bebit ju thotë: Ejjj, jam këtu! Mos e harroni!

11. Dhe në fund, është edhe kënaqësia juaj, e cila është shumë më ndryshe para se të mbesnit shtatzënë. Është më e fortë dhe ju bën të harroni çdo gjë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat