Tendencat e veshjeve dhe aksesorëve për vjeshtë dimër 2017-2018

Life style

Tendencat e veshjeve dhe aksesorëve për vjeshtë dimër 2017-2018

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 12:09
ilustrim

Entuziazmi për mbërritjen e sezonit të ri, me ndërrimet e dollapëve, ngjyrat e reja dhe veshjet, janë ilaçi më i mirë për çfarëdo melankolie. Stilistët i drejtohen botës së dizajnit dhe rikuperojnë imazhin e ilustrimeve të viteve ’60-’70, fytyra dhe silueta femërore.

Lëkura jeton një sezon të ri shkëlqimi: këtë vjeshtë dimër 2017-2018 ngjyra për të zgjedhur është e zeza. Nëse dëshiron të përdorësh ngjyra zgjidh peliçet ekologjike, që janë një mundësi e mirë; në modë edhe këtë vit, do të ndihmojnë ta kalosh më mirë edhe ditën më gri.

Guxo me nuancat e jeshiles dhe turkuazit. Efekti pellush do të jetë ende shumë në modë. Drejtpërdrejt nga vitet ’80 rikthehen supet e ngritura, gati të risjellin shpirtin rebel dhe rrok të epokës.Në pasaraelat e sotme gjejmë kadifen, e cila tashmë është kthyer në veshjen e preferuar dimërore. Ende duke u frymëzuar nga pasarelat stili asimetrik; gjeometri e studiuar me masa dhe frymëzime të viteve ’20 deri në vitet ’60.

Gati për tu joshur nga stili britanik? Edhe kjo tendencë është marrë nga e kaluara dhe sjell sukses, një kombinim mes pantallonave të ngushta dhe çizmeve të gjata, një veshje që lufton çdo ditë me motin tipik të ishullit britanik.

Jo vetëm frymëzimet nga e kaluara, stilistët gjithashtu ëndërrojnë kombinime të reja të stileve dhe një përzierje origjinale midis sektorëve të veshjeve të ndryshme. Palltot qëndrojnë sërish në dollap, të rikonfirmuara edhe për vjeshtën. Ashtu si xhinsi dhe …pikat!

Ngjyrat e tendencës për vjeshtën

Flasim për ngjyra: e bardha rikuperon rolin në vend të parë, për të mbushur me dritë ditët e ftohta dimërore.Më pas grija dhe nuancat si bezha dhe roza. Por mos kini frikë, këtë vjeshtë do të ketë hapësirë edhe për nuancat më të forta, si e kuqja, bluja dhe ciklamina. Përgatituni të shkëlqeni sepse veshjet metalike dhe kristalet do të mbushin dollapin tënd me dritë.

Aksesorët e tendencës-  Mes aksesorëve te vjeshtës nuk mund të mungojnë dorezat, dhe këtë vit moda i do të gjata, prej lëkure ose cope.  Po këpucët? Zgjidh takat e larta, çzimet, me fantazi lulesh ose me gurë, etj. Mos harroni çantat, që këtë vjeshtë do të jenë protagonistet e çdo veshjeje : me ngjyra, dhe me aplikime të çmueshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat