Test i shkurtër inteligjence jashtëzakonisht i thjeshtë – ndërsa është e sigurt që të bëni së paku një gabim

Life style

Test i shkurtër inteligjence jashtëzakonisht i thjeshtë – ndërsa është e sigurt që të bëni së paku një gabim

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 20:58
Ilustrim

Vetëm tri pyetje ju ndajnë nga ajo që të mësoni se a jeni person mesatar apo gjeni i plotë.

Testi i reflektimit kognitiv është shpallur më i shkurtër i IQ-së, sepse përbëhet prej vetëm tri pyetjeve. Secila nga to është dizajnuar në atë mënyrë që të vlerësojë aftësitë tuaja për ta identifikuar problemin e thjeshtë, i cili pikërisht është më i vështirë se që në të vërtetë duket.

Ekspertët konstatojnë që secili që jep tri përgjigje të sakta është gjeni i vërtetë.

Testi IQ më i shkurtër:

1. Topi dhe shkopi i bejsbollit kushtojnë 1.10 euro. Shkopi kushton 1 euro më shumë se topi. Sa kushton topi?

2. Pesë makina për 5 minuta prodhojnë 5 vidha, sa kohë do të duhej që makinat të prodhojnë 100 vidha?

3. Në liqen gjendet një pjesë e mbuluar me zambak të ujit (Nymphaea Alba). Çdo ditë ajo pjesë dyfishohet në madhësi. Nëse janë të nevojshme 48 ditë që zambakët të mbulojë gjithë liqenin, për sa orë do ta mbulonte vetëm gjysmën e liqenit?

Nëse keni provuar t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve, me siguri i jeni përgjigjur 0.10 centë pyetjes së parë, 100 minuta të dytës dhe 24 orë të tretës.

Nëse po, keni gabuar.

Këto janë përgjigjet e sakta:

1. Topi pikërisht ka kushtuar 0,05 euro.

Për këtë përgjigje është dashur të mendoni “jashtë kutisë”.

Edhe pse është e lehtë të supozohet që topi kushton 0.10 euro, kjo do të thoshte që shkopi atëherë kushton 1.10 euro, sepse është për një euro më i shtrenjtë.

2. Kanë qenë të nevojshme 5 minuta që të prodhohen 100 vidha.

Pesë makina mund të prodhojnë 5 vidha për 5 minuta. Kjo do të thotë që një makinë të prodhojë një vidhë për 5 minuta.

Prandaj, 100 makina mund të prodhojnë 100 vidha për 5 minuta.

3. Nevojiten 47 ditë që zambakët të mbulojë gjysmën e liqenit.

Grumbulli dyfishon madhësinë e vet çdo ditë derisa zgjerohet.

Kjo do të thotë që në ditën e 47-të, një ditë para se të mbulonte gjithë liqenin, ka qenë në gjysmë të rrugës deri te madhësia e plotë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat