Rrëfehet 24 vjeçarja: Bëj seks me të dashurin e shoqes së ngushtë por ai më la dhe unë tani...

Life style

Rrëfehet 24 vjeçarja: Bëj seks me të dashurin e shoqes së ngushtë por ai më la dhe unë tani...

Nga: Bota sot Më: 5 tetor 2017 Në ora: 14:46
Ilustrim

Një vajzë 24 vjeçare, ka rrëfyer për The Sun se ka aferë me të dashurin e shoqes së ngushtë, të cilët janë në lidhje prej 2 vitesh, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se është dashuruar në djalin dhe do që të jetë me të, por ai nuk dëshiron të vazhdojë, ndërsa vajza mendon t’i tregojë shoqes që ata të ndahen dhe ta ketë vetëm për vete.

Rrëfimi i plotë:

Jam duke pasur një aferë plot pasion me të dashurin e shoqes së ngushtë. Jam duke u dashuruar në të dhe dua që ai ta lërë atë.

Unë jam 24 vjet, shoqja ime 25 ndërsa i dashuri 27 vjet.

Ata kanë qenë bashkë prej 2 vitesh. Unë nuk kam pasur të dashur për një kohë të gjatë dhe e kam ditur gjithmonë se ai djalë më ka fantazuar. Unë mund të them se jam unë ajo që ai e dëshiron vërtetë.

Afera jonë filloi kur shoqja ime ishte me punë ndërsa që unë iu hodha të dashurit të saj.

Ne dolëm bashkë për të pirë dhe patëm kohën më të mirë bashkë.

Në fund të natës ne ishim pak të dehur dhe morëm një taksi dhe u kthyem në banesën time.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ne ishim duke u puthur dhe duke e zhveshur njëri tjetrin.

Në fillim nuk desha dhe i thashë atij jo, por në fund u dorëzova. Kurrë në jetën time askush nuk më kishte bërë të ndihesha në atë mënyrë. Ndihesha e veçantë, e dashur dhe e dëshiruar.

Ne filluam të takoheshim në sekret, kur ai mund të ikte nga ajo.

Seksi ishte fantastik dhe ai më pranoi se ishte shumë më mirë me mua se me të dashurën e tij.

Ndihesha në qendër të botës. Derisa muajt kalonin, unë ndihesha e dashuruar.

Më pas arriti në atë pikë që nuk mund të merrej me mashtrimin.

Unë doja që ta takoja atë por këtë javë ai më tha se nuk mund të vazhdonte me këtë tradhti.

Isha e shkatërruar dhe fillova të qaja. Thellë e dija se momenti do të vinte, por pyesja pse nuk kishim qenë më gjatë bashkë.

Ai më ka lutur që të mos i tregoj të dashurës së tij por unë e dua atë.

E di se kjo do ta shkatërrojë shoqen time më të mirë, por ajo do ta lërë të dashurin dhe unë e dua atë për vete.

Përgjigja e psikologes:

Shanset janë që të gjithë të largohen nga ti nëse je aq mizore sa që t’i tregosh për këtë gjë.

Ajo mund të përfundojë me zemër të thyer, por mendoj se ti do të përfundosh duke të urryer ata.

Gjëja që mund të ndodh është që ai ta falë të dashurin dhe pastaj të të lë ty përgjithmonë, bashkë me miq të tjerë.

Më mirë vazhdo përpara me të gjithë dinjitetin që ke. Tregoj të dashur që shpreson që ai të jetë besnik ndaj të dashurës së tij në të ardhmen, pasi ajo meriton më mirë.

Seksi mund të ketë qenë aq i mirë për shkak se ka qenë sekret, por ti mund të gjesh dikë që do të të bëjë të ndihesh aq mirë, sikur e di tani.

Mos humb më shumë kohë duke menduar për të. Ti meriton të jesh e vetmja në jetën e një mashkulli./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat