Burra, duhet t’i shmangeni seksit me gra që konsumojnë alkool

Life style

Burra, duhet t’i shmangeni seksit me gra që konsumojnë alkool

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 20:12
Ilustrim

Një avokat që merret me shkeljet ka thënë se burrat nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale me gratë të cilat konsumojnë qoftë fare pak alkool.

Kjo pasi sipas tij miratimi i ligjeve është keqkuptuar nga disa burra, shkruan Independent.

CAthy McCulloch ka thënë se ka pasur përvoja në 34 raste të përdhunimit seksual, ndaj këshillon burrat që seksi me gra të dehura mund të gjykohet si keqpërdorim.

“Ligji është i thjeshtë. Nëse një grua ka pirë dhe thotë se pas seksit, nuk ka qenë zgjedhje, se nuk ka pasur lirinë dhe kapacitetin për të dhënë pëlqimin, atëherë burri do të akuzohet për përdhunim”.

“Për një burrë të dehur nuk ka mbrojtje sipas ligjit. Çështja reale është se nuk ka një definicion ligjor rreth asaj se çka nënkupton ‘shumë i dehur’”.

“Testi është nëpërmjet asaj nëse pija ka ndikuar në aftësinë e gruas për të marrë vendimin për të bërë seks”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat