Zbulohet arsyeja se përse meshkujt dhe gratë kanë afera sekrete

Life style

Zbulohet arsyeja se përse meshkujt dhe gratë kanë afera sekrete

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 11:53
Ilustrim

Nuk është lajm i ri se njerëzit e tradhtojnë njëri-tjetrin, por arsyeja se përse e bëjnë këtë ende mbetet shumë pak e qartë.

Ndoshta janë të dehur, ndoshta nuk janë të kënaqur në lidhje apo ndoshta janë duke kërkuar një arsye për t’u ndarë nga partneri aktual.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, Ashley Madison ka pyetur meshkuj dhe gra që kanë tradhtuar partnerët e tyre për të zbuluar se përse nuk qëndrojnë besnikë në lidhje.

Siç duket procesi është më ndryshe se ç’kemi menduar: përderisa ne mendojmë se dikush tradhton zakonisht kur njoftohet me një person të ri dhe pas një bisede të gjatë përfundojnë në motel, por siç duket nga 1300 meshkujt e anketuar, 27 për qind prej tyre se kur dëshirojnë të tradhtojnë i afrohen një shoqeje apo një kolegeje.

Ndërsa 15 për qind e grave të anketuara e kanë pranuar se aferën do të dëshironin ta kishin me një koleg, ndërsa 17 për qind e grave kanë thënë se fantazojnë duke bërë seks me shefin.

Pra, e vërteta është se nëse partneri juaj do të ketë një aferë, mundësitë janë të mëdha se do ta ketë me dikë që e njeh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat