Të bërit dashuri çdo ditë parandalon këto 10 sëmundje

Life style

Të bërit dashuri çdo ditë parandalon këto 10 sëmundje

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Të bësh dashuri me partnerin e zemrës është padyshim një nga gjërat më të bukura të jetës dhe është gjithashtu burim shëndeti.

Përveçse na detyron të bëjmë aktivitet fizik, të luftojmë pasivitetin dhe sedentarinë fizike, të bësh dashuri e nxit trupin të çlirojë imonoglobulinën, antitrup që na mbron nga infeksionet dhe sëmundjet e tjera.

Përfitimet janë të shumta dhe ndikojnë në të gjithë trupin, shëndetin tonë mendor, qarkullimin e gjakut, vetëdijen dhe shumë të tjera.

Le të shohim më kryesoret:

1.Sistemin kardiak

Të bërit dashuri është një aleat kyç për funksionimin e mirë të sistemit kardiak. Ndihmon në uljen e rrezikut nga ataku kardiak dhe problemeve të tjera të zemrës.

2.Dhimbjen e kokës

Falë çlirimit të oksitocinës dhe shtimit të endorfinës, të bërit dashuri ndihmon në largimin e dhimbjeve të kokës. Këto hormone e ndihmojnë trupin dhe mendjen tonë të qetësohen në mënyrë natyrale.

3.Antidepresiv

Të bërit dashuri ndihmon në përmirësimin e vetëvlerësimit dhe është një nga antidepresivët më efikasë falë çlirimit të hormoneve të mësipërme.

4.Pagjumësinë

Të kryerit të marrëdhënieve intime nxit qetësimin, ndihmon në lehtësimin e tensionit dhe favorizon gjumin.

5.Urinimin e pavetëdijshëm

Të kryerit rregullisht të raporteve intimeve forcon legenin dhe është esenciale për të luftuar urinimin e pavetëdijshëm.

6.Gripin

Marrëdhëniet e rregullta stimulojnë prodhimin e antitrupave e për pasojë ndihmojnë në luftimin e shenjave të gripit.

7.Tensionin muskulor

Të bërit dashuri ndihmon në çlodhjen e muskulaturës, dhe është një ushtrim i nevojshëm për të ulur tensionin dhe mbingarkesën e kyçeve.

8.Lëkurën

Marrëdhëniet intime ndihmojnë edhe në të pasurit të një lëkure të shndritshme. Seksi ndikon në çlirimin e toksinave dhe kjo reflektohet drejtpërdrejt në shfaqjen e lëkurës sonë.

9.Shëndetin e prostatës

Marrëdhëniet e rregullta intime janë burim shëndeti për prostatën dhe zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga tumori.

10.Kancerin e gjirit

Marrëdhëniet seksuale janë mbrojtje kundër kancerit të gjirit, ashtu si dhe kanceri i prostatës. Stimulimi i gjirit e ndihmon organizmin të çlirojë hormonin e oksitocinës, i cili është mbrojtës për shfaqjen e këtij lloji të neoplazisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat