Bëni këto 5 gjëra që mashkulli t’ju dojë çmendurisht

Life style

Bëni këto 5 gjëra që mashkulli t’ju dojë çmendurisht

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:47
Ilustrim

Nuk ka formula kjo çështje, megjithatë psikologë të ndryshëm u kanë vendosur rëndësi disa detajeve që dukshëm i bëjnë meshkujt të dashurojnë vajzën apo gruan që kanë në krah. Më poshtë do të rendisim 5 gjërat të cilat ju vajza duhet të keni nën kontroll nëse doni që ai të çmendet pas jush!

Ju jeni tërheqëse kur e ‘shijoni’ veten tuaj

Mund t’ju kenë thënë se duhet të qeshni gjithë kohës sepse kjo ju jep një pamje më të mirë dhe po, është e vërtetë. Por ka një ndryshim midis të qeshurës së shtirur dhe të qeshurës kuptimplotë. Ju duhet të qeshni vërtet dhe ta shijoni kur e bëni sepse kështu do të dukeni edhe më e bukur për mashkullin tuaj.

Ju duhet ta dashuroni veten tuaj

Kur jeni e relaksuar dhe në paqe me botën e gjithçka keni rreth e rrotull të jeni të sigurt se edhe këto të fundit do të jenë në paqe me ju. Kur ju e doni veten sigurisht që keni më shumë vetëbesim dhe kjo ju bën shumë seksi dhe shumë të dëshiruar. Nëse doni që t’ju dashurojnë ju duhet që vazhdimisht t’i rikarikoni bateritë e dashurisë ndaj vetes sepse vetëm kështu do t’ia dini siç duhet vlerat.

Ju duhet të vendosni shpirtin tuaj mbi gjithçka

E dimë që shumë herë bota është e padrejtë dhe mund të zhgënjeheni, por kjo sërish nuk është një arsye për t’u dorëzuar. Nëse keni shpirtin në paqe dhe nuk bëni kompromise me gjërat që shpirti ju do, sigurisht do të jeni gjithnjë e përzgjedhura e tij. Meshkujt duan vajzat të cilat qëndrojnë fanatike të parimeve të tyre dhe nuk i shkelin, as për një mashkull madje.

Ju duhet të dini se si t’i pranoni komplimentet

Një vajzë apo grua që di se si t’i marrë komplimentet është ajo që duhet të keni në krah! Ajo as nuk duhet t’i marrë pëlqimet më shumë seç duhet dhe të kthehet në një mendjemadhe, por nga ana tjetër edhe nuk duhet të jetë jashtë qendrës së vëmendjes, shkruan blitz.al. Gjetjen e balancave e bëjnë pak vajza, ama ato që e bëjnë marrin gjithë dashurinë e mundshme.

Ju duhet të ndiheni rehat me trupin tuaj

Nuk ka shumë rëndësi se si i keni format trupore. Disa vajza janë të bekuara me një metabolizëm të shkëlqyer, disa të tjera kanë vullnet të hekurt për të bërë palestër, ndërkohë që mund të ketë mes jush edhe përtace që nuk e kanë fort qejf aktivitetin fizik dhe nuk i kanë problem disa kile të tepërta. Sidoqoftë, nëse ju e doni trupin tuaj me siguri do të dini ta reklamoni atë siç duhet dhe mashkulli juaj do t’ju dojë pikërisht për atë çka keni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat