Njerëzit që vdesin i dëshirojnë këto pesë gjëra

Life style

Njerëzit që vdesin i dëshirojnë këto pesë gjëra

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:15
Ilustrim

Një motër medicinale australiane, e cila ishte përkujdesur për njerëzit gjatë javëve të fundit të jetës së tyre, thotë se është befasuese që ata në prag të vdekjes ankohen për shkak të pesë gjërave të ngjashme.

Broni Var ka xhiruar ato që i kanë thënë, shkruajnë mediat britanike.

“Kur i pyesja për atë nëse ka diçka për shkak të të cilës ankohen ose çfarë do të mund të bënin ndryshe, temat e njëjta janë përsëritur gjithnjë”, ka thënë ajo.

Të kisha mund të jetoja edhe një herë ashtu siç do të doja të jetoja dhe jo sikur donë të tjerët.

Kjo është ankesa më e shpeshtë e personave, të cilët janë në prag të vdekjes, thotë ajo.

“Do të doja që të kem trimëri të bëj jetë për vete, në vend të asaj që kam jetuar ashtu sikurse të tjerët kanë pritur”, i kanë thënë asaj shumica e atyre që ishin në prag të vdekjes.

Të paktën të mos punoja aq shumë

“Këtë ma ka thënë çdo pacient mashkull për të cilin jam përkujdesur. Edhe femrat dinë të ankohen për të njëjtën arsye, por shumica e atyre që ma kanë thënë këtë ishin meshkuj”, tha Var.

Ajo tregon se pacientët në prag të vdekjes i janë ankuar edhe për këto tri arsye tjera:

Të paktën të kisha guxim që të shpreh ndjenjat

Të paktën, të kisha qëndruar në kontakt me miq

Të paktën, njëherë të lejoja veten të jem i lumtur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat