Shokon 25 vjeçarja: Në pranverë martohem por bëj seks me kunatin tim pasi i dashuri po...

Life style

Shokon 25 vjeçarja: Në pranverë martohem por bëj seks me kunatin tim pasi i dashuri po...

Nga: Bota sot Më: 21 tetor 2017 Në ora: 13:05
Ilustrim

Një vajzë 25 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është e fejuar prej 5 vitesh me një djalë dhe do të martohet në pranverë por jeta seksuale e tyre është thuajse e shuar pasi ai merret me drogë, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se tashmë ka filluar duke bërë seks me vëllain e të fejuarit dhe nuk e di çka të bëjë më tutje.

Rrëfimi i saj i plotë:

Është planifikuar që të martohem në pranverën e ardhshme por jam duke pasur një aferë të mahnitshme me djalin që do të duhej të ishte kunati im. Nuk është siç e kisha planifikuar.

Jam 25 vjet dhe jam e fejuar prej 5 vitesh. I fejuari im është 28 vjet e njoha atë në një festival muzike.

Ai është një muzikant i shkëlqyeshëm dhe një person i mrekullueshëm, përpos që merr drogë.

Ai më ka premtuar se nuk do t’i marrë më por nuk ka ndodhur.

Jeta jonë seksuale është kthyer në asgjë. Në fillim kur ishim bashkë seksi ishte i mahnitshëm. Më vonë më tha se qëllimi i tij ishte që të përshtatej me makinën time të seksit.

Nuk kisha planifikuar kurrë të kem aferë me dikë tjetër por kisha nevojë për dikë që mund të flisja me të dhe vëllai i tij ishte gjithmonë aty për mua. Ai është 24 vjet.

Mua gjithmonë më pëlqente edhe pse jo në atë mënyrë.

I tregova për problemet tona në shtrat dhe ai më ofroi seks ndërsa unë nuk munda t’i rezistoj. Kështu ne filluam një aferë të egër.

Ne jemi shumë të dashuruar por kjo nuk nënkupton asgjë pasi ne nuk duam të jemi bashkë.

Unë ende e dua të fejuarin tim dhe është i vetmi që dua të jem me të.

Unë dua ta ndaloj këtë aferë por nuk mundem. E kam humbur gjithë vetëbesimin dhe i fejuari më ka refuzuar disa herë.

Ai nuk dëshiron të më puthë apo përqafojë dhe e di që është e vështirë ta kaloj këtë dhimbje. Kam provuar të flas me të për ta shtyre datën e martesës por ai është mërzitur.

Ai më ka lutur në lot që të jemi bashkë dhe ta ndihmoj atë që ta largojë zakonin e drogës.

Përgjigja e psikologes:

Dhe a po e merr atë ndihmë apo vetëm po fiton më shumë kohë me ty?

Derisa ai pi drogë, ti del me vëllain e tij. Ti nuk po bëhesh e sinqertë me mua dhe veten tënde. Ju jeni të fejuar prej 5 vitesh. A kanë qenë të lumtura këto pesë vite? A të ka bërë të ndihesh e dashuruar? A do të largohet ai vërtetë nga drogat? Vendimi është i tij por ti nuk mund të humbësh kohë më.

Prishe fejesën. Thuaj se do të jeni të ndarë derisa ai vazhdon të merr drogë. A e do vërtetë vëllain e tij apo vetëm pse ke qenë e vetmuar. Seksi pa dashuri është mungesë e respektit dhe kjo qon në ndarje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat