Kur e bënë Selena dhe Justin, mund ta bëni dhe ju: Si të mbeteni shokë me ish-in

Life style

Kur e bënë Selena dhe Justin, mund ta bëni dhe ju: Si të mbeteni shokë me ish-in

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 18:03
Selena dhe Justin

Këto ditë, Selena Gomez dhe Justin Bieber u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke sjellë tërmet komentesh nga i gjithë interneti. Po mos t’ju shkojë mendja tek diçka më shumë. Janë thjesht miq dhe asgjë më tepër. Dy ish të dashur që janë shokë? 

Shumë zhurmë për asgjë: Justin dhe Selena kishin dalë thjesht miqësisht, për të folur e lënë mbrapa situatën e tyre disavjeçare, dhe The Weeknd ishte në dijeni të takimit, plotësisht i qetë me të.

Të mbetesh shokë me ish-in s’është as e paarritshme as e dëmshme. Krejt e kundërta në fakt. Por gjërat e rëndësishme në fillim. Mos tentoni ta bëni shok ishin nëse marrëdhënia juaj ishte abuzive fizikisht apo emocionalisht. Mund të bëheni miq vetëm nëse ka respekt të dyanshëm.

Që t’i nisni punët mbarë dhe të keni sukses, ndiqni këshillat e ekspertit të marrëdhënieve Jordan Gray.

Fillimisht, reflektoni mbi lidhjen tuaj. Cila ishte arsyeja e ndarjes tuaj?

Ju u ndatë për një arsye. Mendoni pse para se të nisni një marrëdhënie miqësore. Duhet ta keni të qartë çfarë nuk funksionoi për ju. Nëse nuk përputheshit në shtrat, kjo i thjeshton shumë gjërat. Nëse u ndatë për parime, vlera apo karakter, mendoni a do të donit vërtet një mik të tillë.

Kaloni ca kohë larg njëri-tjetrit

Mos hyni menjëherë në bisedime për miqësi. Gjithçka varet nga intensiteti emocional i lidhjes dhe se sa e lehtë ishte ndarja. Merrni të gjithë kohën që ju duhet (mund të jetë edhe vite), derisa ta ndjeni veten të qetë me mendimin e ishit tuaj.

Jeni të dy në të njëjtën mendje?

Thjesht sepse ju doni të jeni miq, s’do të thotë që pala tjetër do të njëjtën gjë. Duhet të jeni të dy të ekzaltuar dhe ta prisni me dëshirë një marrëdhënie miqësore. Në momentin më të parë që të dilni si shokë, bëjini qëllimet tuaja të qarta. Thuajani troç që doni të ndërtoni një miqësi me kalimin e kohës dhe se do të rrini pranë tyre për sa kohë është e volitshme për të dy palët.

A jeni të sinqertë me veten?

Mendohuni, a doni vërtetë të jeni shokë? Apo po i qëndroni pranë njëri-tjetrit me shpresën për t’u kthyer sërish bashkë. Këto pyetje bëjini si për vete edhe për partnerin. Por hej, për sa kohë i merrni vendimet mendjekthjellët, mos e vrisni shumë mendjen për këtë.

Shmangni flirtimin

Keni reflektuar, jeni ftohur, jeni në të njëjtën faqe dhe nuk doni të lidheni sërish. Urime, tani jeni miq. Dhe që të mbeteni miq, mos flirtoni. Thjesht silluni si silleni me shokët e tjerë në jetën tuaj. Atë ndjesinë sensuale, lozonjare, merreni dhe varroseni. Sidomos në fillim të shoqërisë suaj të re. Trajtojeni ish partnerin si një vëlla ose motër.

Bëni prioritet partnerin tuaj të ri

Nëse njëri prej jush nis të dalë me një person të ri, është e rëndësishme që ai ta dijë historinë tuaj, pasi e ka të drejtën e së vërtetës. Kini kujdes nga skenat e xhelozisë. Provojeni veten përpara se t’i hyni një miqësie me ish-in tuaj: Nëse në të ardhmen një i tretë do të hynte në skenë, si do të ndiheshit?

Sido të jetë, miqësia me një ish- të dashur mund të jetë e veçantë dhe e bukur. Ju ja dini tashmë të mirat e të këqijat njëri-tjetrit, dhe pavarësisht kësaj, sërish e bëtë një përpjekje për të ruajtur marrëdhëniet e mira. Një përpjekje e tillë duhet vlerësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat