Dallimi kryesor mes meshkujve dhe grave narcisiste

Life style

Dallimi kryesor mes meshkujve dhe grave narcisiste

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Rreth 6 për qind e popullsisë së botës janë narcisistë. Hulumtimet përgjatë viteve kanë treguar se ky çrregullim personaliteti është më i shpeshtë te meshkujt sesa te gratë.

Sidoqoftë, sjelljet e meshkujve narcisistë dhe grave narcisiste mund të dallojnë. P.sh., më shumë meshkuj sesa gra bëjnë shaka me njerëz në internet, sepse kjo i bën ata të ndihen superiorë ndaj të panjohurve.

Të gjithë narcisistë kanë trajta të caktuara. Ata definohen si njerëz të cilët e duan veten jashtëzakonisht shumë, besojnë se janë më të mirë se secili afër tyre, prandaj i trajtojnë tjerët me nënçmim.

Ata janë të interesuar vetëm pas vetes, dhe bëjnë detyra të caktuara vetëm nëse përfitojnë vetë.

Sidoqoftë, narcisizmi dallon mes meshkujve dhe grave.

P.sh., meshkujt narcisistë përpiqen ta ‘nënvlerësojnë’ partneren në mënyrë që ta bëjnë atë më pak të pafuqishme sepse vetëm në këtë mënyrë ajo do të qëndrojë me të. Ndërsa femrat narcisiste nëse nuk janë të lumtura me partnerin, pra nëse duan më shumë, ato thjesht bëjnë seks me dikë tjetër dhe e gjejnë një partner më të fuqishëm.

Vlen të ceket se narcisistët rrallëherë janë të dhunshëm – ata janë shumë të mirë në kontrollimin e emocioneve, dhe dinë si t’i manipulojnë tjerët në mënyrë që të duken histerikë.

Ata janë më të prirë ta përdorin trurin për të arritur diçka, sesa forcën fizike.

Ekspertët bëjnë të ditur se meshkujt narcisistë mund t’i ‘sundojnë’ tjerët përmes manipulimeve apo lojërave, ndërsa femrat narcisiste e shfrytëzojnë sharmin seksual për të arritur atë çfarë duan. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat