Problemet seksuale të çdo femre

Life style

Problemet seksuale të çdo femre

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 21:35
Ilustrim

Problemet e këtilla mund t’i kuptojmë vetëm ne femrat...

1. Blejmë rroba provokuese të brendshme të shtrenjta, ndërkaq ai fik dritat, hidhet mbi ne dhe fare nuk na vëren.

2. Dhe vendosim që të shkojmë të flemë tek ai, dhe pastaj kuptojmë që ai fle gjumë në dyshek të papërshtatshëm në dysheme. O zot, na kapin dhembjet e shpinës vetëm kur ia hedhim sytë dyshekut.

3. Kur bandilli ju thotë që ai përdor vetëm Magnum (prezervativë për meshkuj me penis të madh), ndërkaq ju duhet patjetër të përpiqeni që të mos shpërtheni së qeshuri. Sepse, mendoni… vërtet…Magnum?!

4. Kemi dyshime të njëjta kur është fjala për frizurën. Atë poshtë, po. Ta rregullosh apo ta lësh ashtu siç është, natyrale.

5. Ne jemi ato të cilat duhet t’ua tërheqim vërejtjen bandillëve me të cilët takohemi që ditët janë duke kaluar “ato ditë të muajit’. Dhe “tajmingu”, gjithmonë është i papërshtatshëm… diku midis largimit nga restoranti dhe kur ju zbërthen këmishën tuaj… hm…, por…

6. Duhet patjetër të bëhemi aktore të shkëlqyeshme kur ngatërrohemi me bandillin i cili assesi nuk mund ta gjejë klitorisin dhe fillon egërsisht t’i përdor gishtërinjtë mbi trupin tonë… Okej, shijet janë të ndryshme, mirëpo anatomia të gjithave na është përafërsisht e njëjtë…

7. Duhet patjetër të durojmë kur na shikojnë me ironi vetëm për shkak se nuk dëshirojmë të pajtohemi me sjellje të tilla…

8. Ne bëhemi problematike për shkak se refuzojmë të bëjmë seks me bandillin i cili nuk dëshiron të vërë prezervativin.

9. Vendosim të flemë tek ai, dhe në vend që të flemë, duhet të kujdesemi se si të dukemi sa më bukur në mëngjes…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat