Rrëfimi i 19-vjeçarit: Kam bërë seks me shefen, 8 javët e fundit i kam kaluar…

Life style

Rrëfimi i 19-vjeçarit: Kam bërë seks me shefen, 8 javët e fundit i kam kaluar…

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 17:10
Ilustrim

Një djalë 19-vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me shefen e tij. Sipas tij nga një seks rastësor, kjo është kthyer në një fiksim që i ka dal jashtë kontrollit. Sipas The Sun, ajo është 32 vjeç dhe është e martuar.

Rrëfimi i tij i plotë:

Kam bërë seks me shefen. Ajo është më e madhe se unë në moshë dhe e mrekullueshme në shtrat. Unë jam një djalë 19 vjeç dhe po punoj në spitalin lokal si asistent shëndetësor prej gjashtë muajsh. 8 javët e fundit i kam kaluar në repartin e lindjes. Ajo është 32 vjeç, e martuar.

I gjithë stafi kemi bërë një festë pasi një koleg festoi ditëlindjen dhe që atëherë unë fillova të flisja më shumë me shefen time.Ajo dukej ndryshe me flokët e saj të lëshuara dhe një fustan seksi.

Ajo tha se e do punën e saj, por gjërat në shtëpi i janë bërë të vështira. Ka një djalë dy vjeç dhe burri i saj nuk e ndihmon aspak.Një nga vajzat përmendi diçka për seksin në festë dhe ajo tha: “Jeta seksuale? Çfarë jete seksuale? Burri im nuk është i interesuar”.

Ne pimë dhe vallëzuam dhe u kthyem me taksi në shtëpi. E pashë që mezi ecte dhe i thashë ta përcillja deri tek dera, e ajo më ftoi brenda e më tha që t’i thoja taksisë të shkonte.Burri i saj ishte jashtë vendit dhe djali i tyre ishte me nënën e saj.Ne u futëm brenda. Ajo ra në qilim dhe unë e kapa. Ajo ra në duart e mia dhe fytyrat tona ishin shumë afër. Më puthi mua dhe unë iu përgjigja njëlloj. Ajo sugjeroi që të ngjiteshim shkallëve. Si mund të refuzoja?Seksi ishte i pabesueshëm. Ajo me të vërtetë dinte si ta trajtonte një djalë. Qëndrova atë natë aty dhe mëngjesi ishte edhe më i mirë.Turnet tona në punë janë të ngjashme dhe kur e përfundojmë ne takohemi në makinën time. Unë e dërgoj në shtëpi, por fillimisht ndalemi për të bërë seks.

Nuk dua që të përfundojë, por e di se kjo nuk do të na çoj askund. A mendoni se ajo është shumë e madhe për mua edhe në qoftë se e heq qafe burrin e saj të padobishëm?

Përgjigjja e psikologes:

Unë mund ta kuptoj se sa joshëse është që të vazhdosh të shijosh seksin në aferë, por kjo mund t’ju largojë në mënyrë të çrregullt, në frontet personale dhe të punës. Ajo është e martuar dhe ka fëmijë. Ajo po të përdor si një lehtësim për problemet e martesën së saj. Ju jeni në moshë por ajo po abuzon me pozitën e saj. Nuk do të ishte mirë as për ty as për atë nëse dikush në spital ju zbulon. Ki pak krenari për veten, sidomos në fillim të karrierës dhe tregoi asaj gruaje se nuk do që ta rrezikosh martesën e saj apo karrierën e tënde.Dil me miq dhe gjej dikë që është i së njëjtës moshë me ty dhe që mund të të përkushtohet 100%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat