Kush do të jetë i tradhtuar dhe thellë i lënduar, kë do ta ëmbëlsojë flirti dhe lidhja e fshehtë?

Life style

Kush do të jetë i tradhtuar dhe thellë i lënduar, kë do ta ëmbëlsojë flirti dhe lidhja e fshehtë?

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 19:23
Ilustrim

Edhe një javë e nëntorit të ftohtë është para nesh. Çfarë thonë yjet, kujt kjo javë do t’i sjellë para, kujt takim të papritur dashurie?

DASHI

Puna: Gjatë kësaj periudhe do të jeni në situatë që t’i përgjigjeni lidhjes me punën e re me dikë i cili është i prirë për të rrezikuar dhe i gatshëm që me ju të nisë biznes të ri. Situata financiare po përmirësohet.

Dashuria: Mos mendoni shumë, sepse përfundimi do të mund të jetë në dëm tuajin, përpos nëse nuk jeni në lidhje me Akrepin apo me Bricjapin tjetër.

Shëndeti: Ndryshoni regjimin e ushqimit.

DEMI

Puna: Po ndiheni çuditshëm në shoqëri të dikujt i cili po nxit ambiciet tuaja dhe i cili po përpiqet që t’jua bëjë me dije që do t’ju përkrah në zgjidhjen e çfarëdo problemi me të cilin do të ballafaqoheni.

Dashuria: Mos u hamendësoni kur është fjala për të dalë në takim me dikë i cili tashmë një kohë të gjatë ju është bërë njëfarë opsesioni. Mirëpo, nëse jeni në lidhje të përhershme apo të martuar, por që ende jeni të preokupuar me fantazitë për ndonjë person tjetër, në rend të parë pastroni punët me vetveten se çfarë dëshironi nga jeta juaj.

Shëndeti: Kujdesuni më shumë kur jenë në komunikacion, transmeton Telegrafi.

BINJAKËT

Puna: Shumica e Binjakëve përqendrohen vetëm në fantazi për diçka që do të mundë ta bënin apo kanë mundur ta bënin, mirëpo do të ishte më mirë që të jenë sa më realë në atë që planifikojnë, aq më parë kur është fjala për biznesin privat.

Dashuria: Do të jeni të ngarkuar me planet dhe dëshirat tuaja, por jo në respektimin e dëshirave të partnerit tuaj.

Shëndeti: Pini më pak alkool.

GAFORRJA

Puna: Java e re sjell mundësi që nëpërmjet punës me të huajt të nxirrni maksimumin nga një situatë paksa të paqartë.

Dashuria: Jeni të gatshëm të takoheni me personin të cilin një kohë të gjatë nuk keni pasur rastin ta takoni, por i cili ju pëlqen shumë. Nëse jeni të lirë, do të njihni dikë i cili merret me biznes privat, ndoshta punon në ndonjë përfaqësi të jashtme apo udhëton shpesh jashtë shtetit dhe do të dëshirojë që me ju të krijojë lidhje dashurie.

Shëndeti: Bëhuni i kujdesshëm kur dilni në rrugë.

LUANI

Puna: Do të pranoni oferta të reja afariste me kënaqësi dhe shenja juaj është njëra ndër ato të cilat kanë më së shumti shanse që të avancojnë në karrierë dhe të përjetojnë transformim pozitiv.

Dashuria: Do të arrini sukses që të bëni shumë gjëra që janë në interesin tuaj dhe me siguri do t’ia organizoni vetes jetën ashtu që ju të jeni në rend të parë të kënaqur.

Shëndeti: Po gëzoni shëndet të mirë.

VIRGJËRESHA

Puna: Nëse jeni ekonomist, do t’i bëni sytë katër kur është fjala për dokumentacionin, sepse diçka me rëndësi këtë javë mund t’ju dështojë.

Dashuria: Pavarësisht nga statusi, në këtë periudhë do të ndiheni goxha të vetmuar. Veç kësaj, do të keni nevojë të fuqishme që jetën tuaj private ta organizoni ashtu që të mund të gjeni mjaft kohë që të takoni ata persona të cilët i doni.

Shëndeti: Ka mundësi të lëndoheni në shtëpi.

PESHORJA

Puna: Besoni që do të duhej të veproni ashtu siç ju këshillojnë të tjerët, madje edhe nëse nuk mendoni që ajo për ju është gjëja më e mençur.

Dashuria: Nëse nuk keni dashuri sekrete, me siguri jeni të ngarkuar me mendimet për diçka që ka të bëjë me ish-lidhjen tuaj dhe megjithatë keni dështuar ta bëni. Mos provoni të përmirësoni situatën nëse nuk keni kurrfarë indice që pala tjetër është e interesuar për ju.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

AKREPI

Puna: Keni konkurrencë shumë më të fortë seç po mendoni. Gjatë kësaj periudhe forca juaj e bindjes do të ketë sukses. Janë të mundshme fitimet nëpërmjet punës private, me siguri në punën me të huajt.

Dashuria: Nëse jeni gjatë në lidhje apo të martuar, me siguri shumë gjëra po i bëni gabimisht, ndërkaq për to nuk jeni të vetëdijshëm. Qëllimet tuaja të mira vështirë do të mund t’i vërejë dikush tjetër.

Shëndeti: Nuk keni fare probleme me shëndetin.

SHIGJETARI

Puna: Ekziston mundësia e shtimit të të ardhurave nëpërmjet punës me të huajt, mirëpo mos lidhni marrëveshje pa pasur nevojë. Edhe pse keni shumë plane lidhur me punët e reja dhe dëshirën që të zgjeroni fushëveprimin e punës, do të jetë mirë që të mendoni mirë para se të merrni çfarëdo vendimi.

Dashuria: Po ndiheni mirë në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm dhe që kanë ndikim të madh të cilët tregojnë dëshirë të hapur që të jenë me ju. Janë të mundshme romanca të reja.

Shëndeti: Zvogëloni racionet.

BRICJAPI

Puna: Jeni të bindur që dini se çfarë po bëni dhe nuk po lejoni askënd që të ndikojë në mendimet tuaja. Mos i lejoni një Demi apo një Gaforreje që t’ju luhatë lidhur me planet tuaja të cilat kanë të bëjnë me punët jashtë shtetit.

Dashuria: Jeni të preokupuar me mendimet për dikë të cilin me siguri e keni njohur diku kur keni qenë në udhëtime. Po pajtoheni mirë me personat të cilët kanë mirëkuptim të madh për karrierën tuaj dhe të cilët janë të gatshëm t’ju ndihmojnë që t’i realizoni planet tuaja.

Shëndeti: Ndryshim humori.

UJORI

Puna: Me siguri keni më shumë rivalë dhe armiq sesa mendoni. Mos lidhni punë me ata të cilët nuk i njihni mirë. Gjatë kësaj periudhe ju presin fitime të mëdha në lojërat e fatit.

Dashuria: Besoni që mund ta bindni personin i cili ju është i dashur që të pranojë ndonjë propozim tuajin për udhëtim të përbashkët, ka mundësi për jashtë vendit.

Shëndeti: Keni shëndet të mirë.

PESHQIT

Puna: Java e parë do t’ju sjellë bisedime me familjen për diçka që mund t’ju jetë shumë e rëndësishme, qoftë kur është fjala për patundshmëritë apo për ndonjë punë të re në të cilën do të mund të jetë e inkuadruar e gjithë familja.

Dashuria: Gjatë kësaj periudhe do të jeni të prirë për flirt, posaçërisht në ndonjë udhëtim jashtë vendit. Është i mundshëm takimi me simpatinë e dikurshme.

Shëndeti: Në pjesën e parë të javës nuk do të keni probleme, ndërkaq në pjesën e dytë janë të mundshme shqetësime të vogla me dhembje të shpinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat