Shtatë mënyra për t’u dukur e bukur pa grim

Life style

Shtatë mënyra për t’u dukur e bukur pa grim

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 09:55
Ilustrim

Nëse deri tani kemi menduar që mundësitë për t’u dukur më e bukur qëndrojnë në kutinë e grimit, është koha të dalim jashtë saj sepse të gjitha ndjejmë kënaqësi kur, edhe pa grim, na pëlqen vetja.

Sigurisht jo të gjithë lindin të bukur, por kushdo mund të përmirësohet. Estetistët japin disa këshilla të thjeshta që mund të bëjnë të dukesh më e bukur edhe pa grim.

Laje fytyrën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje

Pastrimi i fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje është shumë i rëndësishëm për të penguar zhvillimin e akneve dhe për ta bërë lëkurën të duket më e shkëlqyeshme.

Përdor një pastrues delikat

Gjeni një pastrues hipoalergjik, por sigurohuni që edhe të përputhet me llojin tuaj të lëkurës. Është një nga garantuesit e pamjes së mirë.

Përdor hidratuesin e duhur

Nuk është e lehtë të zgjedhësh hidratuesin e përshtatshëm, por është thelbësore. Zgjidhe me SPF 30 për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme.

Përdor vazelinë në vend të maskarës

E dimë që tingëllon e çuditshme, por të përdorësh vazelinë në vend të maskarës është një mënyrë e provuar për t’u dukur më e bukur nëse nuk ke grim. Thjesht përhap pak vazelinë pa vendosur maskarë. Qerpikët do të shkëlqejnë në një mënyrë shumë natyrale. Vazelina është edhe shumë delikate.

Përdor vaj kokosi në vend të balsameve të blerë të buzëve

Vajin e kokosit mund ta përdorësh për të hequr grimin, por mund edhe si balsam buzësh. Vetëm pak vaj kokosi do i mbante ato të hidratuara dhe do zbuste pjesët e dëmtuara.

Mos i hollo shumë vetullat

Sigurisht, duhet t’i mbash vetullat nën kontroll, por mos i hollo më shumë sesa duhet. Duhet të heqësh vetëm fijet që kanë dalë nga konturi natyral, pa ndërhyrë në formën e vetullës. Edhe nëse ke vetulla të plota, nuk duhet t’i heqësh shumë, thjesht rregulloji dhe mos i ndrysho plotësisht.

Ushqehu shëndetshëm

Kur ke lëkurë të shëndetshme, dukesh më bukur. Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme. Mbi të gjitha, fut sa më shumë fruta dhe perime në dietën ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat