Çfarë duhet të dini para se të bini në dashuri me një Akrep

Life style

Çfarë duhet të dini para se të bini në dashuri me një Akrep

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Të udhëhequr nga Marsi dhe Plutoni, Akrepat të lindurit mes datës 23 tetor dhe 21 nëntorit. Edhe pse shenjave të tjera mund të mos ju pëlqejë konstatimit i mëposhtëm, duhet ta pranoni që Akrepët janë më joshësit e zodiakut. Thuhet gjithashtu t se janë më misteriozë.

Ja çfarë duhet të dini përpara se të dilni me një Akrep.

Intensiv dhe plot pasion

Akrepat janë plot jetë dhe kanë një mënyrë për t’i bërë ata që janë përreth tyre të ndjehen të gjallë. Ata janë gjithashtu më të apasionuarit e të gjitha shenjave të zodiakut. Kur është fjala për dashuri, ata japin gjithçka ose asgjë.

Misterioz
Akrepat janë të vështirë për t’u deshifruar, aq sa shpeshherë përçojnë idenë sikur janë të veshur me mister. Mund të bëjnë gjithçka ose asgjë në të qindtën e sekondit, madje edhe të ndërmarrin sakrifica të vështira në dashuri.

Nuk dashurohen lehtësisht

Megjithëse ata marrin kohë për t’u afruar me dikë, kur e bëjnë zhyten plotësisht në marrëdhëniet e tyre pa u ndalur.

Mbrojtës

Akrepat janë shumë besnikë dhe mbrojtës ndaj të dashurve të tyre. Ju mund të jeni i sigurt se ata gjithmonë do të qëndrojnë për ju dhe do t’ju mbrojnë pa marrë parasysh çfarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat