Çka nuk duhet femrat t’i lejojnë vetes për shkak të tjerëve

Life style

Çka nuk duhet femrat t’i lejojnë vetes për shkak të tjerëve

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 21:44
Ilustrim

Nuk ka grua që së paku një herë në jetë – për shkak të dashurisë, pasigurisë apo diçka e tretë, e ka lënë veten në plan të dytë. Por, ka disa gjëra që nuk do të duhej të ishin kompromis dhe të cilat asnjë grua e fortë për askënd dhe për asgjë nuk guxon t’i ndryshojë ato. Ja cilat janë ato gjëra:

Pamja fizike: ndryshimi fizik nuk do të kishte kurrfarë efekti nëse e bëni për shkak të partnerit, shoqes apo ndonjë anëtari të familjes. Frizurë të re, ngjyrë floku, këpucë me taka shumë të larta, tatu, shkuarje në palestër duhet t’i bëni ekskluzivisht vetëm për vete.

Mosrealizimi i qëllimeve jetësore dhe ëndrrave: askush nuk guxon t’i pengojë qëllimet tuaja. Ajo është vetëm jeta jote dhe në fund vetëm ju do të pendoheni për atë që keni bërë.

Pritja e miratimit: gratë e forta luajnë sipas rregullave të tyre dhe nuk presin miratim nga askush. Merrni vendime me guxim, pa marrë parasysh se çka mendojnë të tjerët. Sepse gjithkush e din se çka është më e mira për të.

Anulimi i planeve të miratuara: nganjëherë jemi të rrethuar me njerëz që veten gjithmonë e mbajnë në rang të parë, dhe këtë e presin edhe nga të tjerët. Këto marrëdhënie nuk sjellin shumë të mira.

Kurrë të mos ndryshoni për askënd: gjithmonë qëndroni ajo që jeni, për veten. Nëse vendosni për ndryshime, le të jenë ato për jetën tuaj sa më cilësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat