Çka harrojnë gjithnjë femrat të bëjnë gjatë seksit?

Life style

Çka harrojnë gjithnjë femrat të bëjnë gjatë seksit?

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 21:19
Ilustrim

Seksi i mirë nënkupton vetëm njohuri të caktuar, fantazi të bujshme, por edhe disa shkathtësi. Nganjëherë madje edhe nëse i kanë të gjitha këto veti të theksuara, femrat thjesht nuk arrijnë të bëhen dashnore të mira. Mbase në disa nga këto shkaqe fshihet shkaku përse ndodh kjo kështu.

1. Flisni për kënaqësinë tuaj!

Me fjalë të tjera, nëse ndiheni mirë, tregojeni këtë edhe me fjalë, përkatësisht me psherëtima. Këtë gjë e duan meshkujt!

2. Kafshimi me dhëmbë, megjithatë mos e bëni

Edhe pse mbase shumica nuk do të pajtoheshin me këtë, mirëpo përdorimi i dhëmbëve gjatë seksit nuk është aspak argëtues, ndërkaq shpesh mund të jetë edhe i dhembshëm. Megjithatë, nëse nuk mund të përmbaheni nga ky ves, bëjeni këtë gjë në mënyrën sa më të butë.

3. Femër shumë e pastër…

Nëse dëshironi që në tërësi të relaksoheni dhe të kënaqeni me të dashurin tuaj, bëjani me dije që nuk jeni ndonjë femër “tepër e pastër” dhe çdo gjë nuk ju duket perverse dhe gërditshme.

4. Lavdërojeni

Mashkulli kënaqet kur femra në shtrat e lavdëron, andaj nëse dëshironi që t’i ofroni më shumë stimulim të dashurit tuaj lirisht lavdërojeni, ai këtë me siguri do ta vlerësojë.

5. Nuk është çdo gjë te organi gjenital!

Meshkujt kanë edhe pjesë të tjera të trupit, pos organit gjenital, kështu që dama të dashura mos e orientoni tërë kujdesin në atë pjesë të trupit, sepse ata duan edhe që t’ia puthni edhe shinën, torzon…

6. Edhe meshkujt kanë sisë

Kushtoni pak më shumë kujdes sisëve të tij të cilat janë të ndjeshme po ashtu sikur tuajat dhe mund të bëhen burim i madh i kënaqësisë.

7. Relaksohuni

Seksi nuk është patjetër i lidhur vetëm me dhomën e gjumit. Zgjoni fantazinë dhe kënaquni në këtë akt tepër të mirë në tavolinën e kuzhinës apo në ndonjë vend tjetër interesant. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat