Pesë lëvizje të vetëmbrojtjes që çdo vajzë duhet t’i dijë

Life style

Pesë lëvizje të vetëmbrojtjes që çdo vajzë duhet t’i dijë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Është fakt depresues por i vërtetë se shumë vajza e gra ndihen të frikësuara të ecin lirshëm në rrugë gjatë natës.

Normalisht edhe disa meshkuj mund të jenë të frikësuar gjatë natës, sepse keqdashësit i sulmojnë edhe ata, por vajzat e gratë janë më të prira të jenë të sulmuarat dhe të ngacmuarat gjatë natës.

Vërtet se duhet të bëhet më shumë në të gjithë botën për t’i zvogëluar sulmet e tilla – qofshin ato sulme seksuale apo grabitje – dhe deri të vjen ajo ditë ku femrat do të ndihen të sigurta të ecin lirshëm, është gjë e mençur që t’i mësoni disa lëvizje të vetëmbrojtjes.

Një nga artistet më të mira britanike të arteve të përziera marciale, Helen ‘Hellraiser’ Harper, e cila ka specializuar në Jui Jitsu, beson se të gjitha femrat duhet të dinë më shumë lëvizje të vetëmbrojtjes sepse jo vetëm që ato u sjellin siguri, por edhe vetëbesim.

Një nga format më praktike dhe efektive të vetëmbrojtjes konsiderohet Krav Maga – që teknikisht nuk është art marcial, por sistem taktik i mbrojtjes.

Krav Maga përkthehet në “betejë të pa armatosur” dhe është dizajnuar të mësohet shumë shpejt.

Lëvizjet e Krav Maga-s janë të thjeshta dhe mësohen në mënyrë të përsëritshme me qëllim që ta ndryshojnë memorien e muskujve, dhe nuk merr vite kohë.

Në videon e mëposhtme mund t’i shihni këto lëvizje të vetëmbrojtjes, dhe me pak praktikë ato mund t’i perfeksiononi brenda një kohe të shkurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat