Si e shohin trupin e përsosur seksi meshkujt dhe si e shohin femrat?

Life style

Si e shohin trupin e përsosur seksi meshkujt dhe si e shohin femrat?

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Kur është fjala për trupin e përsosur, meshkujt dhe femrat kanë pikënisje të ndryshme.

Derisa femrat preferojnë trup të hajthëm dhe të fortë, meshkujt më shumë preferojnë trupin e femrave me forma të theksuara.

Studimi më i ri të cilin e ka bërë revista “Men’s Health” dhe “Woman’s Health“, ka treguar se si meshkujt dhe femrat në mënyrë krejtësisht tjetër e shikojnë trupin e femrës, por edhe trupin e mashkullit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë një mijë femra dhe një mijë meshkuj dhe u janë përgjigjur pyetjeve se si duket për ta trupi seksi.

Derisa femrat janë përgjigjur që trupi seksi është trupi i hollë dhe i fortë i aktores Cameron Diaz, meshkujt janë përgjigjur që modeli i Kate Upton është shembulli më i mirë i trupit të përsosur të femrës.

Kur është fjala për trupin e përsosur të mashkullit, meshkujt janë pajtuar që ai do të mund të ishte trupi i aktorit Hugh Jackman, ndërsa më shumë se gjysma e femrave kanë thënë që simbol për trupin seksi u është bashkëshorti i Eva Mendes, aktori Ryan Gosling.

Studimi ka përfshirë edhe disa hulumtime, andaj më shumë se gjysma e meshkujve dhe e femrave kanë deklaruar që tatuazhet u janë shumë seksi dhe joshëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat