Jeni të virgjëra sërish: Gjëja që nuk dinit për himenin

Life style

Jeni të virgjëra sërish: Gjëja që nuk dinit për himenin

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:42
ilustrim

Kur ishim të vegjël na mësuan se himeni është një shtresë e hollë lëkure që mbulon hapjen vaginale dhe që çahet kur penterohet për herë të parë. Dhe kjo çarje është arsyeja pse shumë gra kanë gjakderdhje kur bëjnë seks për herë të parë, apo jo?

Nëse nuk ka gjakderdhje, me shumë mundësi himeni është çarë duke i dhënë biçikletës.

Epo, shumica e këtyre informacioneve që na janë rrënjosur në tru, janë gabim!

Më gabim s’bëhet, domethënë. Është e pamundur të dallosh nëse dikush është i virgjër ose jo, vetëm duke i parë himenin. “Himeni nuk çahet herën e parë që bëni seks,” thotë Rose Olson, autor i një studimi mbi virgjërinë. “Vëzhgimi i himenit nuk zbulon asgjë për historinë seksuale të dikujt. Himenët nuk janë dy njëlloj. As mjekët me përvojë nuk e dallojnë dot një himen të virgjër nga një himen jo të virgjër.”

Njësoj si vagina, himenët janë të të gjitha llojeve dhe masave. Disa njerëz janë lindur pa himen fare dhe vrima në mes të himenit varion në madhësi, pavarësisht në është penetruar apo jo. E vetmja gjë e vërtetë nga gjithë kjo histori është se edhe vagina edhe himeni, bëhen më fleksible me shtimin e penetrimeve.

Nëse himeni çahet vërtetë gjatë penetrimit, nuk qëndron i çarë përjetë. Shërohet!

“Një sërë studimesh kanë treguar se dëmtimet në himen shërohen shpejt dhe nuk lënë shenjë të asaj që ndodhi. Shumica e dëmtimeve zhduken tërësisht brenda pak ditësh ose javësh. Pra, nuk mund të dallosh nëse një himen është çarë apo jo, sepse shërohet vetiu,” shpjegon Olson.

Himeni zvogëlohet me kalimin e kohës. Është më i dukshëm në adoleshencë dhe rini, por falë hormoneve, rreth moshës 25 vjeç, himeni ngushtohet në një masë që është e padallueshme. Kjo nuk ka të bëjë me nëse keni bërë seks ose jo.

“Himeni është një copë indi i hollë dhe fleksibël që ndryshon me kohën dhe ekspozimin ndaj estrogjenit në pubertet. Zgjerohet dhe hapet lehtësisht. Kur të bëni seks për herë të parë, himeni do të jetë i padallueshëm fare,” thotë Olson.

Gjakderdhja gjatë kontaktit të parë seksual ndodh prej mungesës së lubrifikimit. Dhe le të mos harrojmë që virgjëria është thjesht një konstrukt shoqëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat