Si vishet një vajzë franceze gjatë festave të fundvitit

Life style

Si vishet një vajzë franceze gjatë festave të fundvitit

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 08:23
Vajzë franceze

Këpucët janë shumë të rëndësishme për aktoren franceze Ana Girardot.

Ylli në rritje ka një stil klasik parisian, me linja të thjeshta dhe këpucë elegante.

“Gjithmonë e kam admiruar Catherine Denevue në Belle de Jour, e cila mbathte këpucë Belle Vivier”, shpjegon Girardot.

Parisianët kanë një stil tejet unik, ndërsa, sipas Girardotit, mënyra se si ecën tregon se çfarë gruaje dëshironi të bëheni – e për këtë, ju nevojiten këpucë të mahnitshme.

‘Roger vivier’ së fundmi ka kërkuar nga Girardot që të jetë fytyra e kampanjës së tyre për Vjeshtën 2018. Ajo është fotografuar nga Sonia Sieff, vajza e fotografit të njohur francez Jean-Loup Sieff, në tarracën e Pantheonit në Paris.

Pasi kishte shkëlqyer në filmin ‘Back to Burgundy’ këtë vit, aktorja ndihet shumë e emocionuar që ka arritur të bashkëpunojë me drejtorin kreativ të Vivier, Bruno Frissonin.

Girardot e përshkruan stilin e saj personal si komplet të përshtatshëm me aksesorët e brendit francez.

Sa i përket sezonit festiv, ajo thotë dëshiron të shndritë dhe sugjeron të mos frikësoheni ta vishni kostumin më të bukur që e keni, ndërsa kujdes të veçantë thotë t’i kushtoni këpucëve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat