Thirrja e mamisë: Mos bëni seks gjatë Krishtlindjeve, sepse...

Life style

Thirrja e mamisë: Mos bëni seks gjatë Krishtlindjeve, sepse...

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 16:57
Ilustrim

Një mami ka paralajmëruar çiftet që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë Krishtlindjeve.

Mamaja 33-vjeçare Mhairi Maharry nga Londra shkroi në Twitterin e saj: “Nëse njihni ndonjë grua që nuk ka ngelur shtatzënë, ju lutem thuajini të mos të bëjë seks gjatë Krishtlindjeve!”

Arsyeja përse kjo mami shprehet kështu është se pas 9 muajsh, më saktësisht në muajin Shtator, rastet e lindjeve pritet të jenë mjaft të mëdha në Britani, dhe kështu, shtohet edhe puna e mamive.

“Periudha e fundvitit është koha kur çiftet dëshirojnë të kenë një fëmijë, kështu që ata fillojnë të provojnë menjëherë”, shpjegoi ajo për The Independent.

Grafiku më poshtë tregon qartazi se si fundi i Shtatorit është koha e vitit kur lindin më shumë foshnje në Britani.

Në 2015, një anketim i “Sky Condoms” pyeti më shumë se 5.000 burra dhe gra dhe pothuajse gjysma e të intervistuarve thanë se kishin kryer marrëdhënie seksuale në Ditën e Krishtlindjeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat