Personat mbipeshë janë më të lumtur

Life style

Personat mbipeshë janë më të lumtur

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 14:45
Ilustrim

Njerëzit të cilët janë mbipeshë janë më të prirë të jenë më të lumtur, thotë një studim i fundit.

Kilet e tepërta zakonisht janë të ndërlidhura me një sërë rreziqesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sulmet e trurit.

Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar se njerëzit të cilët klasifikohen si “të trashë”, mund të jenë duke bërë jetë më të lumtur.

Hulumtimi, i publikuar në ‘International Journal of Epidemiology’, është kryer nga një grup i shkencëtarëve të Universitetit të Bristolit.

Ata kanë analizuar të dhënat e 500.000 personave, dhe gjatë eksperimenteve të ndryshme kanë rënë në përfundim se ekziston një lidhje mes BMI-së (indeksit të masës trupore) dhe shëndetit të tyre.

Sipas tyre, përderisa është e vërtetë se personat mbipeshë janë më të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme, ata gjithashtu janë në përgjithësi më të lumtur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat