4 shenjat që tregojnë se duhet të ndaheni nga partneri juaj – sipas terapistëve!

Life style

4 shenjat që tregojnë se duhet të ndaheni nga partneri juaj – sipas terapistëve!

Më: 1 janar 2018 Në ora: 22:20
Ilustrim

Në fazat e hershme të një marrëdhënie, shumica prej nesh mendojnë se kanë gjetur partnerin ideal. Fatkeqësisht, më vonë kuptojnë se nuk ka qenë i duhuri dhe i vetmi por thjeshtë një i zakonshëm.

Por, ndonjëherë është shumë vështirë të identifikohet, sidomos kur keni qenë së bashku në një lidhje për një kohë të gjatë. Për disa arsye, është shumë lehtë të përcaktoni marrëdhënien e një miku nëse i ka kaluar data e skadimit, por shumë më vështirë është ta përcaktoni fundin e lidhjes suaj. Kështu, shpesh ëprfundojmë në një humnerë dhe fillojmë të durojmë zemërimin e të mësohemi duke qenë të pakënaqur.

Pra, si mund të dalloni shenjat që ju nevoiten për t’i dhënë fund lidhjes suaj? Katër terapistë rekomandojnë shenjat zbuluese:

Partneri juaj gjithnjë ju fajëson

Rrallëherë problemet që i ndodhin çifteve i takojnë vetëm njërës palë – gjithnjë duhen dy veta për të nxitur një konflikt. Sipas këshilltares klinike profesionale, Jullienne Derichs, ju jeni në një marrëdhënie vdekjeprurëse nëse partneri juaj nuk komunikon për zgjidhje të përbashkët por gjithnjë ju fajëson juve për të gjitha problemet në lidhjen tuaj.

E vetmja mënyrë për të zhvilluar lidhjen tuaj është të punoni së bashku me problemet dhe të jeni të dy palët të gatshëm për këtë.

Nuk duket sikur lidhja juaj do të përmirësohet

Arsyetiemt, argumentet dhe luhatjet e këqija herë pas here janë mëse normale – rrallëherë që një ëift është i lumtur gjatë tërë kohës, por nëse nuk mund të shihni një dritë në fund të tunelit, ndoshta është koha që të lëvizni. Mënyra më e mirë për të treguar nëse jeni në një lidhje toksike është kur të vëreni se nuk ka fare përmirësim dhe nuk arrini të shihni që gjërat të bëhen më mirë – thotë ekspertja terapiste, Jenny Giblin.

Ajo thekson se kjo është, megjithatë, ndryshe nga ndjenja e pashpresë. Nëse keni mbetur duke pritur që gjërat të ndryshojnë dhe asgjë nuk vëreni, atëherë është e kotë të mbani veten në shpresë vdekjeprurëse.

Ju admironi meshkuj tjerë

Nëse do të ishit me personin e duhur, nuk do admironit meshkuj tjerë si djaloshin e financave ku punoni së bashku apo ndonjë tip tjetër që ju ka tërhequr mëngjesin e kaluar duke shkuar për të bërë pazar. Nëse mendoni vazhdimisht për opsione tjera në jetën tuaj, duke e krahasuar lidhjen me të tjerët dhe mundësinë për të qenë me dikë tjetër, atëherë nuk ka rezultat qëndrimi në këtë lidhje, thekson këshilluesja Jonathan Bennett.

Thjeshtë nuk e nuhasni për të mirë këtë lidhje

Ndonjëherë, mjafton të dëgjoni instinktet tuaja. Nëse ndjeni se partneri juaj nuk është si më parë dhe nuk e ka për qëllim të kalojë pjesën tjetër të jetës me ju, atëherë ndoshta është koha të largoheni nga ai.

Nëse partneri juaj nuk është ai si më parë, ndërsa ju përpiqeni me të njejtin intenzitet dhe energji ta bëni të lumtur e ta dashuroni, thjeshtë nuk mund të arrini asgjë e vetme, pohon terapistja për marrëdhënie të çifteve Rhonda Milrad. Kushtëzimi i shoqërisë na imponon të përdorim zërin e arsyes, por ndjenja e brendshme e shpirtit është më e fuqishme se shumica nga ne mendojnë, andaj është e rëndësishme që mos ta injoroni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat