Sipas hulumtimeve të reja, ky lloj i meshkujve i dhurojnë orgazmat më të mira

Life style

Sipas hulumtimeve të reja, ky lloj i meshkujve i dhurojnë orgazmat më të mira

Më: 5 janar 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Përderisa njerëzimi çdo ditë bën hapa drejt kuptimit më të saktë të orgazmës femërore, një grup hulumtuesish kanë zbuluar atë çfarë ata besojnë se është mënyra më e mirë për t’i kënaqur femrat.

Duket se orgazmat mund të mos kenë të bëjnë asgjë me anatominë e gruas apo aftësinë për të performuar në shtrat.

Aftësia e një gruaje për të përjetuar orgazëm nuk ka të bëjë asgjë as me anatominë e mashkullit.

Duket se orgazma e femrës varet nga ajo se me çfarë lloji të mashkullit është.

Sipas hulumtimeve të reja, ka disa karakteristika të cilat tregojnë se disa meshkuj janë shumë të mirë në seks dhe u ofrojnë orgazma femrave.

Sensi i humorit
Ndoshta veçse e dini se sensi i mirë humorit dihet se është karakteristikë joshëse e meshkujve. Humori është aq i rëndësishëm, saqë meshkujt kanë aftësi ta fitojnë zemrën e një femre vetëm përmes humorit.

Femrave u pëlqen të qeshin, dhe çdo kush që ka aftësinë t’i bëjë ato të qesh ka potencialin për t’i ndriçuar ditët e errëta, dhe për t’i lumturuar ditët e dëshpëruara.

Meshkujt të cilët janë qesharakë u kushtojnë vëmendje detajeve dhe mund t’i shohin gjërat nga një nivel më i lartë. Humori i tyre u mundëson atyre t’i shohin gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Kreativiteti
Meshkujt të cilët zgjohen nga gjumi, shkojnë në shtëpi, kthehen dhe të njëjtën rutinë e përsërisin çdo ditë janë të mërzitshëm!

Femrave iu pëlqejnë meshkujt që kanë pak kreativitet – nuk nevojitet ndonjë kreativitet i madh. A e keni vërejtur se disa nga kitaristët më të shëmtuar, piktorët dhe artistët arrijnë ta fitojnë zemrën e femrave më të bukura?

Kjo për shkak se femrave u duket kreativiteti joshës! Një mashkull i cili ka kreativitet në jetë, di të krijojë edhe magji në dhomë të fjetjes!

Plus, meshkujt kreativë besohet se janë më misteriozë, ndërsa femrave u pëlqen misteri.

Besnikëria
Përderisa shumica e njerëzve besojnë se seksi me të njëjtin person për tërë jetën mund të jetë i mërzitshëm, femrat e shijojnë besnikërinë dhe angazhimin.

Një mashkull i cili është besnik, e bën gruan e tij të ndihet e dëshiruar dhe e nevojshme.

Aroma
Aroma e një mashkulli mund të joshë shumë femra pranë tij. Aroma nxitë emocione dhe ndjenja të cilat e bëjnë një femër më të relaksuar dhe më të interesuar në partnerin e saj.

Aroma gjithashtu ndihmon në përmirësimin e orgazmave për femrat të cilat e ndërlidhin aromën me partnerin e tyre.

Nëse aroma e një mashkulli e bën një femër të ndihet e sigurt dhe e dashuruar, ajo do të përjetojë orgazma më të mira, më intense dhe më të shpeshta!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat