Djali: E dashura ime akoma po bën seks me ish të dashurin e saj, si t`ia bëj?

Life style

Djali: E dashura ime akoma po bën seks me ish të dashurin e saj, si t`ia bëj?

Më: 18 janar 2018 Në ora: 00:19

Rrëfimi i djalit:

Ajo është 22 vjeçare dhe ka bërë seks vetëm me një mashkull. Ai është një 42 vjeçar dhe ajo më thotë se do të ketë gjithmonë ndjenja për të.

Unë jam 31 vjeçar dhe e kuptoj që e ka të vështirë ta harrojë dashurinë e parë. Do e prisja me kënaqësi që të qartësohet, por më ka tradhëtuar me këtë burrin dhe më ka thënë se nuk mund të më sigurojë që nuk do të ndodhë më.

Ai në fakt as nuk është taman ish i dashuri i saj.

Ata ishin më shumë si shokë të ngushtë të cilët pinë shumë dhe përfunduan në seks.

Unë e dua atë por nëse nuk mund t`i besoj, si do të shkojë kjo punë?

Përgjigja e psikologes:

Ju jeni në dashuri me një ëndërr. Ju as që e njihni atë mirë, deri sa në fakt ajo i ndanë sekretet e saj me dikë tjetër. Kjo do të thotë që ju nuk vleni për të.

Mos rrini në kërkim të vëmendjes së saj. Ju jeni një person i mirë, i dashur por kjo vajzë është e “rëndë për t`u bartur”.

Lëreni që ta zgjidhë situatën e saj, anipse unë jam e bindur se ajo nuk do të ndryshojë. Shkoni dhe gjeni dikë të lirë dhe që ju do juve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat