Disa shenja se ju do vetëm për shtrat!

Life style

Disa shenja se ju do vetëm për shtrat!

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:15
Ilustrim

Psikologët britanikë së fundi kanë publikuar raport hulumtues, në të cilin rekomanojnë vajzat të kanë parasysh disa sekrete që do t’ju ndihmojnë të kuptoni një mashkull, nëse ju do vetëm për seks, apo për diçka më serioze.

Ja disa shenja që e tregojnë hapur këtë gjë:

1. Ju merr në telefon, ose dërgon mesazhe më shumë në mbrëmje

Nëse një mashkull që pëlqeni ju dërgon mesazh, ose ju telefonon sidomos në orët e vona të mbrëmjes, me siguri ju do vetëm për seks. Mesazhet mund të jenë: A je vërdallë sot? A bëhesh për një gotë? Çfarë do bësh më vonë? Femra, tregoni kujdes, nëse ju nuk e doni për seks këtë person.

2. Nuk interesohet për planet e tua

Nëse gjatë bisedës me të, nuk tregon interes për gjërat e tua, thjesht ju do për seks. Ai ka mungesë interesi ndaj jush, pasi ka rëndësi vetëm marrëdhënia seksuale.

3. Nuk ju prezanton me asnjë mik

Nëse ky mashkull që po frekuentoheni nuk ju prezanton me ndonjë mik, kjo gjë tregon se nuk mendon të krijojë një lidhje me ju, por vetëm ju do për seks. Nëse e bën këtë gjë, duhet të mendoheni mirë nëse dëshironi të vazhdoni ta takoni sërish.

4. Ai nuk dëshiron të mësojë më shumë për ty

Ju nuk e keni vëmendjen e tij të plotë dhe kjo gjë tregon se nuk i intereson ndojë gjë tjetër për ty, përveç seksit. Nëse një mashkull dëshiron një marrëdhënie, ai natyrisht dëshiron të dijë se kush je. Kjo nuk do ta bëjë atë një ”djalë të keq”. Thjesht do të thotë që ju nuk keni shumë më tepër të përbashkëta se sa kimia juaj seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat