Rrëfehet 37 vjeçarja: Dikur bëja seks si e çmendur, por tani të dashurin nuk po e...

Life style

Rrëfehet 37 vjeçarja: Dikur bëja seks si e çmendur, por tani të dashurin nuk po e...

Nga: Bota Sot Më: 24 janar 2018 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Një femër 37 vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e saj me të dashurin, i cili dëshiron vetëm seks. Ajo ka thënë se më herët, meshkujt e tjerë i kishin thënë se ishin “makinë seksi”, tani ajo ndihet e turpëruar nga i dashuri aktual, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Unë gjithmonë kam bërë seks të çmendur, por i dashuri im i tanishëm më bën të turpërohem.

Ai dëshiron dhjetë herë më shumë seks se sa dua unë.

Unë jam 37 vjeçare, ndërsa ai është 39 vjeç. Ne jemi së bashku qe gjashtë muaj.

Të dashurit më kanë thënë se unë jam e çmendur pas seksit, por nuk ndihem kështu tani.

Ai vazhdimisht kërkon seks ose thotë se dëshiron të bëjë dashuri. Ndonjëherë ai thjeshtë kërkon që ta bëjmë shpejtë.

Gjithçka çdo herë do të thotë e njëjta gjë, ai dëshiron vetëm seks.

Ai dëshiron aq shpesh, por unë ndihem e turpëruar për ta refuzuar atë.

Kam provuar të flas me të, por ai thjeshtë ndihet i refuzuar. Çfarë mund të bëj?

Përgjigja e psikologes:

Ai tingëllon i pasigurt, por ai ka nevojë për dëshmi të vazhdueshme të dashurisë suaj.

Përpiquni të ndani dashurinë fizike, si përqafimet dhe puthjet, në kohën kur seksi nuk është në plan dhe kur jeni e sigurt se ai e kupton këtë.

Nëse nuk dëshironi marrëdhënie seksuale kur ai dëshiron, tregoni se e doni atë dhe sugjeroni kur do të ishte një kohë e mirë për të bërë seks. E-fletëpalosja ime për “Seksin e shpejtë” ju shpjegon më shumë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat