Ja si ndikon përzierja e alkoolit me pijet energjike te seksi rastësor

Life style

Ja si ndikon përzierja e alkoolit me pijet energjike te seksi rastësor

Më: 26 janar 2018 Në ora: 23:30
Ilustrim

Seksi i rastësishëm dhe në gjendje të dehur ka pasoja të rrezikshme, duke filluar nga shtatzënitë e padëshiruara deri te transmetimi i sëmundjeve seksuale.

Jeta e shfrenuar e natës po bën që të shtohen gjithmonë e më tepër rastet kur persona të ndryshëm të përziejnë alkoolin me pijet energjike, çka i çon më pas drejt një marrëdhënieje intime rastësore.

Sipas një studimi të Universitetit të Buffalos, studentët që përziejnë alkoolin me pijet energjike kanë rrezik të shtuar për seks rastësor.

“Përzierja e pijeve energjike me alkool mund të shpijë në konsumim të tepërt të alkoolit, pasi që kafeina e bën më të vështirë ta kuptoni se sa të dehur jeni”, thotë autorja e këtij studimi, profesoresha Kathleen E Miller.

Nuk është e thënë që çdo person që përzien alkoolin me pijet energjike përfundon në krevat, por shanset që të ndodhë një gjë e tillë janë të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat