Kur është qeni agresiv, i lumtur dhe i frikësuar? Përgjigjen e keni në pozitën e bishtit të tij!

Life style

Kur është qeni agresiv, i lumtur dhe i frikësuar? Përgjigjen e keni në pozitën e bishtit të tij!

Më: 27 janar 2018 Në ora: 20:40
Ilustrim

Paaftësia e kafshëve për të komunikuar me njerëzit na bën që vazhdimisht të kemi në mendje pyetje se çfarë është duke menduar qeni jonë, ose përse saktësisht po e lëvizë bishtin.

Shpeshherë i kemi dëgjuar njerëzit të thonë se qentë e lëvizin bishtin për të treguar se janë të lumtur dhe miqësor, ndonëse kjo nuk është saktësisht e vërtetë.

Pozita e bishtit të qenit zbulon shumë për gjendjen mendore të tij.

Qentë e përdorin bishtin për të komunikuar duke u bazuar në pozitën e bishtit dhe lëvizjen e tij.

Kur qeni është i relaksuar, bishti i tij gjendet në pozitë natyrale, sipas ekspertëve.

Por nëse qeni është i zemëruar apo agresiv, ai e mban bishtin më ulët se pozita natyrale, ndërsa e futë nën këmbë nëse është i frikësuar.

Në anën tjetër, nëse bishtin e mban më lart se pozita natyrale, kjo mund të shërbejë si indikator se qeni është i interesuar në diçka, përderisa pozita vertikale e bishtit të qenit gjithmonë është indikator i agresivitetit.

Pra, çfarë kuptimi ka kur qeni e lëvizë bishtin pa ndalë?

Lëvizja e bishtit reflekton emocionet e qenit, ku lëvizja e shpeshtë edhe është e ndërlidhur me emocione të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat