Sa dëshirojnë femrat të zgjat seksi dhe sa meshkujt – dhe sa vërtet zgjat ai

Life style

Sa dëshirojnë femrat të zgjat seksi dhe sa meshkujt – dhe sa vërtet zgjat ai

Më: 28 janar 2018 Në ora: 23:35
Ilustrim

Kur flasim për seksin, pritjet dhe realiteti mund të jenë dy përfundime të kundërta të spektrit…

Anketa e paradokohshme globale për atë se sa zgjat shoqërimi tipik nën çarçafë, është shembull perfekt i tij.

Hulumtimi, të cilin e ka bërë web-faqja për njohje SaucuDates.com nga Britania e Madhe, ka anketuar 3.836 meshkuj dhe femra. I ka pyetur sa do të dëshironin të zgjaste seksi (jo paraloja, vetëm ‘ngjarja kryesore”).

Femrat mesatarisht kanë thënë që shoqërimi i tyre ideal do të zgjaste 25 minuta e 51 sekonda.

Meshkujt mesatarisht janë përgjigjur 25 minuta e 43 sekonda.

Mirëpo këta pothuajse numra identikë nuk i janë përgjigjur realitetit se çfarë vërtet ndodh në dhomën e gjumit.

Mesatarisht, seksi zgjat rreth 16 minuta, ka treguar hulumtimi.

Rezultatet janë ndarë edhe sipas shteteve: Në SHBA meshkujt dhe femrat kanë ‘qëndruar në lojë’ 17 minuta e 5 sekonda.

Kanadezët janë të dytët me 17 minuta, ndërkaq pasojnë britanikët te të cilët seksi mesatarisht ka zgjatur 16 minuta e 58 sekonda.

Sipas hulumtimit të bërë, meshkujt në moshën tridhjetëvjeçare janë më të qëndrueshëm – dhe kanë ‘rezultate” më të mira sesa meshkujt më të vjetër, por edhe se ata më të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat