Meshkujt dhe femrat pajtohen: Numri ideal i ish- partnerëve para martesës është 12

Life style

Meshkujt dhe femrat pajtohen: Numri ideal i ish- partnerëve para martesës është 12

Më: 29 janar 2018 Në ora: 15:21
Ilustrim

Shumica e njerëzve janë të dëshpëruar ta zbulojnë numrin e partnerëve që i dashuri apo e dashura i ka pasur para martesës, megjithatë shumica hezitojnë ta zbulojnë këtë “numër magjik” sepse frikësohen se numri mund të jetë shumë i madh apo i vogël.

Një studim i ri ka zbuluar se femrat dhe meshkujt besojnë se numri ideal i partnerëve para se të martohen është 12.

Anketimi i kryer nga ueb sajti për martesa ‘Illicit Encounters’, ka konstatuar se 12-shi është numri ideal sepse tregon që personi është i hapur për aventura seksuale dhe liberal.

Sipas anketimit, më pak se 10 partnerë sugjerojnë se personi është konservativ dhe pa përvojë seksuale, ndërsa të pasurit më shumë se 19 partnerë ndërlidhet me dëshirën për t’i ndryshuar shpesh partnerët.

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se meshkujt, ndryshe nga femrat, dëshirojnë të dinë më shumë për të kaluarën e partneres.

Në anën tjetër, femrat thjesht dëshirojnë ta shijojnë momentin dhe ta lënë të kaluarën anash. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat