Njerëzit preferojnë vetminë kur janë pranë vdekjes

Life style

Njerëzit preferojnë vetminë kur janë pranë vdekjes

Më: 30 janar 2018 Në ora: 23:54
Ilustrim

Njerëzit shpesh preferojnë që të qëndrojnë vetëm kur janë pranë vdekjes.

Sipas akademikut Glenys Caswell, hulumtues në Universitetin e Nottingham, njerëzit kanë nën kontroll deri në një mase kohën kur ndërrojnë jetë.

Disa prej tyre presin deri në çastet ku më të dashurit e tyre nuk janë përreth.

Edhe pse kjo mund të duket e çuditshme, Caswell, i cili ka një interesim të veçantë për vdekjen, shtoi që shumë njerëz nuk dëshirojnë të kenë shumë persona në afërsi kur ndjehen keq, duke mos përjashtuar këtu edhe çastet e fundit të jetës.

Studime paraprake të realizuara nga Universiteti i New York “Langone School of Medicine”, që u publikuan në tetor të vitit të kaluar, kanë treguar që njerëzit janë të vetëdijshëm kur janë duke vdekur pasi vetëdija e tyre funksionon edhe kur trupi nuk jep shenja jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat