Gruaja shokohet pas 4 vitesh lidhje me 49 vjeçarin: Ajo që kam zbuluar, më ka tmerruar…

Life style

Gruaja shokohet pas 4 vitesh lidhje me 49 vjeçarin: Ajo që kam zbuluar, më ka tmerruar…

Nga: Bota sot Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Një grua 38-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e saj me një burrë, për të cilin kishte menduar se ishte i divorcuar. Ajo ka thënë se pas katër vitesh lidhje me të, ka zbuluar se i dashuri i saj, jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Kur u takuam për herë të parë, i dashuri im më tha se ishte i divorcuar. Por, ai ende jeton me gruan e tij qe katër vjet, prej kur jemi në lidhje.

Ne jetojmë në një distancë prej tre orësh, por ai qëndron në shtëpinë time nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes.

Ai është 49 vjeçar, ndërsa unë jam 38 vjeçare. Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, duke përfshirë festat jashtë vendit, por ai gjithnjë ngecte kur flisnim për të ardhmen.

Ai tha se donte të priste për të shitur shtëpinë e familjes kur djali i tij të mbushte 18 vjet.

Përfundimisht u bë i dyshimtë, kështu që unë kontrollova në zyrën e të dhënave dhe nuk gjeta gjurmë të divorcit të tij.

Ai tha se kishte shumë frikë të ishte i sinqertë me mua.

Lidhja jonë ka përfunduar, unë ndihem kaq e zemëruar.

Ndjehem se personi që kam dashur unë, kurrë nuk ka ekzistuar realisht.

Përgjigja e psikologes:

Frika për të qenë e ndershme buron nga fëmijëria dhe mesazhet e hershme që ju jeni vetëm një e dashur e tij me kusht.

Ju e doni njeriun që ai donte që ta doni. Tragjedia e tij është se ai nuk mund të jetë plotësisht ai njeri.

Unë dyshoj që ai ose gruaja e tij janë të lumtur. Të paktën ju jeni të lirë të gjeni dikë që është atje për ju tërësisht./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat