Shkolla, jo rrjetet sociale, janë brenga më e madhe e fëmijëve

Life style

Shkolla, jo rrjetet sociale, janë brenga më e madhe e fëmijëve

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:15
Ilustrim

Rreth 66 për qind e fëmijëve janë të stresuar për jetën në shkollë fillore, ndërkaq vetëm 10 për qind e tyre janë të brengosur për rrjetet sociale.

Një anketim gjithashtu ka zbuluar se mbi 60 për qind të nxënësve janë të palumtur në shtëpi dhe shumica prej tyre brengosen për peshën e tyre

Gjithashtu është shqetësuese numri në rritje i fëmijëve të shkollës fillore nën klasën e pestë dhe të atyre në çerdhe që trajtohen në spital për dëmtim të vetvetes.

Vetëm në Angli, numri i fëmijëve të moshës tre deri nëntë vjet që e dëmtojnë veten dhe trajtohen në spital është rritur për 27 për qind brenda pesë viteve.

Brengat për rrjete sociale fillojnë nga bulizmi kibernetik e deri te numri i tyre i ‘Like’-ve në Facebook dhe në Instagram.

Por, sipas anketimeve të ndryshme, brenga më e madhe e fëmijëve është stresi në shkollë.

Ata gjithashtu janë të brengosur për të ardhmen e tyre, ndërsa një përqindje e caktuar stresohet edhe për të dashurin/dashurën në shkollë.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, fëmijët në shkollë ballafaqohen me shumë presione përgjatë adoleshencës.

Ekspertët bëjnë thirrje që t’i mbështetni vazhdimisht fëmijët tuaj përgjatë jetës së tyre në shkollë dhe t’u ndihmoni të ballafaqohen me presionet e ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat