Si të jemi super trendy me një buxhet minimal? Ka mjaft mënyra dhe ka ardhur koha t’i mësoni!

Life style

Si të jemi super trendy me një buxhet minimal? Ka mjaft mënyra dhe ka ardhur koha t’i mësoni!

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 20:06
Ilustrim

Një veshje fantastike? Të ngre dorën kush nuk do të dëshironte të binte në sy për elegancën ekskluzive të veshjes suaj? Por, për fat të keq, dëshira dhe kuleta nuk bien gjithmonë dakord me njëra-tjetrën, e të qenit cool do të thotë të shpenzosh, prandaj moda e fundit mbetet vetëm një ëndërr. Por ekziston një “por”: me disa truke të thjeshta e dinake ne mund ta bëjmë pamjen tonë mjaft të rafinuar me një buxhet minimal. Dhe e gjitha ka të bëjë me një qëndrim inteligjent dhe jo emocional, për t’i dhen fund blerjeve impulsive. Ajo që duhet të bëjmë është të përqëndrohemi në veshjet që janë thelbësore për pamjen.

Aksesorët? Edhe jo: të kursesh tek aksesorët super trendy është thelbësore. Ka me qindra versione të të njëjtave syze dhe çante që i shihni të famshmëve, por edhe sa kohë do të jenë nën modë’ edhe dy muaj ndoshta? Prandaj nuk ja vlen të shpenzoni në to, në vend të kësaj më mirë merrni një të ngjashme nga një markë jo prestigjioze me një çmim të ulët. Kopja është e ligjshme tek e fundit.

E rëndësishme është paraqitja: palltot apo xhaketat dhe çantat ton atë dashura, janë një mënyrë e lehtë për t’i dhënë pamjes sonë një prekje elegante. Kujdesuni të zgjidhni me kujdes një pallto të ngrohtë që do t’i shkonte përshtat një trikoje të butë dhe do të dukeni sikur keni dalë nga rrjetet sociale të blogereve më të famshme.

Këmba e Hirushes: këpucët janë fiksimi ynë, le ta pranojmë! Për t’i bërë ato të duken të shtrenjta mund të zgjedhim një material tjetër në vend të lëkurës origjinale, me modele të frymëzuara nga markat më të famshme botërore. Ka kaq shumë mundësi dhe mund t’i gjeni me çmim vërtetë të ulët.

Pantallonat: të kombinuara me veshjen e duhur, qofshin xhins apo pantallona lëkure, do të na japin një pamje të rafinuar. Ka kaq shumë pantallona të modës apo edhe klasike të cilat, me këpucët dhe çantën e duhur, do t’ju bëjnë të dukeni me një veshje të shtrenjtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat