A kanë të bëjnë sulmet e qenve me karakterin e njeriut? - Bota Sot
A kanë të bëjnë sulmet e qenve me karakterin e njeriut?

Life style

E diel, 21 tetor 2018

A kanë të bëjnë sulmet e qenve me karakterin e njeriut?

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 13:49
Ilustrim

Të paktën 4000 njerëz të lënduar nga sulmet e qenve trajtohen në spitalet gjermane çdo vit.

Thuhet që njerëzit të cilët janë veçanërisht të frikësuar janë viktimë e qenve agresivë.

Por a është kjo e vërteta?

Një studim i ri është realizuar nga hulumtuesit britanikë.

Në Mbretërinë e Bashkuar 6.500 njerëz janë hospitalizuar çdo vit nga kafshimet e qenve. Shkencëtarët nga Universiteti i Liverpool kanë intervistuar 700 persona nga të cilët 1/4 e tyre rezultuan se ishin sulmuar nga një qen.

Studimi zbuloi se meshkujt janë sulmuar më shumë, 2 herë më shumë se femrat. Përveç kësaj, njerëzit viktimizoheshin duke e përshkruar veten si qenie emocionalisht të paqëndrueshëm.

Rreziku i kafshimit rritet tek pronarët e tyre të cilët ndërhyjnë për të qetësuar qenin. Por si duhet të sillesh në të tilla raste?

Eksperti i qenve Anton Spindler  tregon se nuk duhet të largoheni kur një qen tregon sjellje agresive. Kjo vetëm do të rrisë instiktin e tij të gjuetisë. Nëse një qen vjen drejt jush silluni me vetëbesim. Ai e ndjen atë. Kthehuni anash sepse një vështrim i drejtpërdrejtë mund të interpretohet nga qeni si sjellje agresive. Në këtë mënyrë do të shmangni një konfrontim fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test