Kur intervistuesi ju pyet: Më thuaj diçka për veten…

Life style

Kur intervistuesi ju pyet: Më thuaj diçka për veten…

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Kurthi: Ki parasysh faktin që 80% e intervistave të punës fillojnë me këtë pyetje “të pafajshme”. Kandidatë të papërgatitur për pyetjen, përgjigjen duke rikujtuar historinë e jetës së tyre, të punës apo çështje personale.

Përgjigja më e mirë: filloni duke folur për të tashmen dhe thoni pse jeni i mirë kualifikuar për këtë pozicion. Mbani mend se çelësi për intervista të suksesshme është të tregoni lidhje midis kualifikimeve tuaja dhe ato për të cilat intervistuesi po kërkon. Me fjalë të tjera ju duhet të shisni atë që blerësi kërkon të blejë. Kjo është strategjia më e rëndësishme në kërkimin e punës.

Kështu që përpara se t’i përgigjeni kësaj pyetjeje është patjetër e rëndësishme të përpiqeni të zbuloni nevojat, dëshirat, problemet apo qëllimet më të rëndësishme të intervistuesit. Për të arritur këtë, duhet të ndiqni këto 2 hapa:

1. Bëni detyrat e shtëpise duke u përpjekur të zbuloni dëshirat e personit dhe nevojat e tij (jo nevojat e kompanisë apo asaj industrie)

2. Sa me shpejt gjatë intervistës, pyesni për një përshkrim më të plotë të pozicionit për të cilin po aplikoni. Psh, ju mund t’i thoni intervistuesit “Kam disa arritje profesionale për të cilat do dëshiroja të flisja, por dua të shfrytezojë në maksimum kohën tonë dhe të flas për ato që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me nevojat tuaja. Për ta bërë këtë ju lutem mund të më thoni më shumë mbi prioritetet e pozicionit për të cilën kam aplikuar? Më pas vazhdo me një pyetje të dytë, të tretë-për të marrë sa më shumë informacion. Janë pikërisht pyetjet e dyta ose te treta të cilat zbulojnë atë për të cilën intervistuesit po kërkojnë.

Pasi të keni zbuluar se për çfarë po kërkon punëdhënësi, përshkruani pse kërkesat e këtij pozicioni kanë lidhje me detyra për të cilat ju keni qenë i suksesshëm më parë. Mundohu të ilustrosh me shembuj specfikë të përgjegjësive dhe veçanërisht të arritjeve profesionale, të cilat të tregojnë ty plotësisht të aftë për atë pozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat