Metoda natyrale për të eliminuar zbokthin nga flokët

Life style

Metoda natyrale për të eliminuar zbokthin nga flokët

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 07:34
Ilustrim

Zbokthi është një dukuri shumë e pakëndshme që prek si femrat dhe meshkujt Ai shkaktohet nga një mikroorganizëm parazitar, një kërpudhë e lëkurës e quajtur Malassezia globosa.

Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës dhe thatësi të tij.

Të lodhur nga tufat e zbokthit që bien pa fund mbi veshjet tuaja? Atëherë mos humbni kohë, por provoni 3 trajtimet e mëposhtme:

1.Vaj ulliri: I pasur me acide yndyrore Omega 3, vitamina A dhe E, si dhe një sërë antioksidantësh të rëndësishëm, vaji i ullirit është zgjidhja ideale nëse skalpi i kokës është i thatë dhe keni zbokth. Merrni një sasi të vogël, thuajse 2 lugë gjelle dhe me ndihmën e një furçe të butë fërkoni gjithë kokën. Lëreni të veprojë për një orë dhe më pas lani kokën me ujë të vakët dhe shampon.

2.Vaj i pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit është një produkt çudibërës që vjen nga Australia e largët, por që mund ta gjeni fare lehtë edhe në tregun shqiptar. Përpara se ta përdorni në kokë, provoni nëse jeni alergjik ndaj tij duke aplikuar 2 pika të tij në pjesën e brendshme të kyçit të dorës. Nëse nuk jeni alergjikë prej tij, duhet ta provoni menjëherë pasi është një ndër trajtimet më efektive kundra zbokthit dhe thatësisë së skalpit. Në një shampon 200 ml shtoni 10 pika vaj të pemës së çajit dhe lëreni të veprojë për 15 minuta dhe lani flokët sa herë keni nevojë.

3.Birra: Një gotë birrë është një justifikim i mirë për të kaluar kohë me miqtë apo shkëputur nga ritmi i përditshëm, por birra mund të përdoret edhe në trajtimin e zbokthit. Bashkoni një gotë birrë dhe një gotë uthull molle. Vendosini në zjarr për disa minuta dhe më pas masazhoni kokën me të. Aroma nuk është aspak tunduese, por pas pak minutash nuk do ta ndieni më. Mbajeni në kokë për 30 minuta dhe në fund lani flokët me ujë të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat