Sekretet e ‘zogut’… Ndiqni këto këshilla dhe orgazma do jetë shpërthyese - Bota Sot
Sekretet e ‘zogut’… Ndiqni këto këshilla dhe orgazma do jetë shpërthyese

Life style

E martë, 16 tetor 2018

Sekretet e ‘zogut’… Ndiqni këto këshilla dhe orgazma do jetë shpërthyese

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Ejakulimi femëror njohur ndryshe si ‘squirting’ qarkullon prej kohësh si mit, njësoj si dinosaurët dhe njëbrirëshat.

Por është i vërtetë dhe jo aq e paarritshme dhe misterioze sa ç’e bëjnë njerëzit. Ja si të bëni një vajzë të ejakulojë, apo si të bëni veten të ejakulojë nëse jeni ju mbajtësit fatlumë të vaginës.

Dhe para se të fillojmë me guidën, ejakulimi femëror nuk është urinë siç na kanë thënë.

Anne-Charlotte Desruelle edukatore seksi, tregon hap pas hapi rrugën që duhet ndjekur për të arritur ejakulimin gratë.

– Rregullat e arta:

a. Merreni shtruar

b. Gjeni dhe stimuloni pikën G

c. Jini të duruar dhe mos kini pritshmëri

– Një guidë hap-pas-hapi

1. Rregulloni atmosferën

2. Rehatohuni dhe largoni të gjithë tensionin nga trupi

3. Sigurohuni që askush nuk do t’ju shqetësojë

4. Jepi vetes kohë mjaftueshëm

5. Mund të vendosni peshqirë kështu nuk sakrikoni çarçafët e pastër.

6. Gjeni pikën G

Është brenda vaginës tuaj, 1.5-5 cm nga hyrja, në murin vaginal drejt stomakut. Është e vetmja sipërfaqe pak e ashpër brenda vaginës, si lëkurë portokalli.

Sigurohuni që të keni një pamje të qartë të vulvës, zonës së jashtme të vaginës. Uluni në gjunjë dhe vendosni një pasqyrë mes këmbëve. Shtyni muskulin pelvik dhe do të shihni pikën G që shtyhet drejt hyrjes së vaginës tuaj.

7. Butësisht dhe ngadalë stimuloni

Mbani mend që kjo nuk është garë për performancë, prandaj merrni kohën e nevojshme dhe eksploroni pa patur pritshmëri specike.

Përdorni lubrikant për t’u siguruar që ndjesia do të jetë e kënaqshme. Pastaj stimuloni pikën G me gishta ose një lodër seksi të kthyer që mund të kapë pikën G. Ndërsa stimuloni pikën G dhe vini në qejf, gjëndrat erektile do të mbushen me gjak. Pika G dhe buzët e vaginës do të zmadhohen më shumë.

8. Dëgjoni trupin dhe mos e mbani veten

Jini të ndërgjegjshme për ndjesitë e trupit tuaj. Duhet të jetë e kënaqshme. Për pjesën më të madhe të grave, ejakulimi mund të ndodhë kur pika G dhe vulva janë mbushur me gjak dhe si rrjedhojë janë rritur në përmasa.

Sepse ejakulimi vjen nga uretra, ndjesia e të urinuarit është një shenjë e mirë. Shtyni ndërsa relaksoheni. Duhet të jeni vërtet të relaksuara që të ndodhë ndjesia e të urinuarit. Disa gra mund të ejakulojnë vetëm kur pika G stimulohet, për të tjera është e kundërta dhe ndodh vetëm kur nuk ka penetrim.

9. Nëse jeni me partnerin, provoni pozicionin cowgirl ose doggy style

Mbani mend, ejakulimi femëror mund të ndodhë me tentativën e parë, ose mund të dojë kohë për t’u realizuar. E rëndësishme është të ndiheni mirë me trupin tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test