Keni një shoqe xheloze? Pesë mënyra si mund të silleni

Life style

Keni një shoqe xheloze? Pesë mënyra si mund të silleni

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Zbuloni se pse shoqja juaj mund të jetë xheloze dhe strategjitë për ta menaxhuar problemin pa e humbur atë, nëse e keni për zemër.

Kur problemet me xhelozinë i përkasin rrethit shoqëror situata bëhet frustuese dhe e trishtë, sepse të folurit hapur është i vështirë. Mos ndoshta së fundmi e ndjeni se mikja apo shoqja juaj prej vitesh ka filluar të bëhet xheloze për ju?

Ja se si mund të silleni pa e humbur atë, nëse e keni për zemër.

1. Çfarë fsheh xhelozia?

Xhelozia më së shumti fsheh frikën e humbjes së dikujt që e duam, në këtë rast të një miqësie. Shpesh herë konfliktet e xhelozisë mes dy mikeve lindin kur në mes hyn një person i tretë: një mashkull.

Ju mbase më në fund keni takuar njeriun e jetës suaj dhe keni rënë në dashuri. Por shoqja juaj në këtë moment ndihet e dyzuar mes lumturisë për ju dhe frikës se mes jush gjërat nuk do të jenë më si më parë.

2. Gjeni kohë edhe për shoqen

Kur gjendemi të përfshirë në një histori dashurie, sidomos në fillim, të gjithë kohën ja kushtojmë atij. Ndaj gjeni kohë edhe për shoqen tuaj: një darkë bashkë, hani mëngjesin para se të shkoni në punë ose një kafe pasdite. Këto do të jenë kohë e çmueshme për të biseduar e për të treguar sekrete të vogla emocionuese.

3. Ndajeni lumturinë

Mos ndoshta ajo është ende beqare? Atëherë organizoni një aperitiv së bashku me të dashurin ose të fejuarin tuaj dhe shoqërinë e tij. Ky mund të jetë një rast ideal që shoqja juaj mund të njoh persona të rinj. Asnjëherë nuk i dihet! Duke e njohur shoqen tuaj të vjetër me çdo kënd të ri në jetën tënde është një mënyrë mjaft e mirë vlerësimi për të. Kështu ajo do të bëhet e pandashme për të gjitha momentet e tua në jetë.

4. Kur bëheni nënë

Pritja e një fëmije është një aventurë e jashtëzakonshme. Gjithsesi kjo mund të shkaktojë një “thyerje” mes shoqesh, sidomos nëse e juaja po jeton një periudhë krejtësisht të ndryshme. Por cili është sekreti do të pyesnit ju në këtë rast? Shijojeni jetën tuaj padyshim, por mos harroni që të vazhdoni të gjeni kohë edhe për shoqen tuaj për të ndarë momente gëzimi. Ftojeni që të zgjidhni veshjet e bebes, ose karrocën apo gjëra të tjera të nevojshme në rastin e pritjes së një fëmije. Fakti se ajo nuk ka ende fëmijë nuk do të thotë se s’mund të jetojë me ju këtë ndryshim. Përkundrazi ajo mund të jetë një teze e mrekullueshme.

5. Flisni me të

Pra siç e përmendëm më lartë, përfshijeni shoqen tuaj në momente të ndryshme të jetës. Ndërkohë nëse mes jush filloni të vëreni ndonjë keqkuptim apo hatër mbetje komunikojani menjëherë emocionet tuaja me sinqeritet dhe delikatesë. Bëjani të qartë faktin se keni nevojë për mbështetjen e saj sepse e keni për zemër (nëse e keni sigurisht). Përndryshe, nëse jo, atëherë rrugët tuaj mund të ndahen pa u vënë re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat