Rrëfehet 64-vjeçarja: Si po më tradhton para syve të mi i fejuari - Bota Sot
Rrëfehet 64-vjeçarja: Si po më tradhton para syve të mi i fejuari

Life style

E martë, 13 nëntor 2018

Rrëfehet 64-vjeçarja: Si po më tradhton para syve të mi i fejuari

Nga: Bota Sot Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Një grua 64-vjeçare, ka rrëfyer për “The Sun” se burri i saj i është rikthyer dashurisë së tij të vjetër. Ajo ka thënë se i dashuri i saj tani po dëshiron t’ia merr edhe pasurinë e përbashkët, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Një shoqe e të dashurit tim prej 40 vjetësh, i shkroi atij në Facebook, disa muaj më parë. Ne e ftuam atë një herë në fundjavë, por tani ai është në lidhje me të.

Ai është 68-vjeçar, unë jam 64 vjeçare dhe ne kemi qenë së bashku qe 15 vjet.

Unë e lashë burrin tim për të dhe ai e la gruan e tij. Gjashtë muaj më parë më bleu një unazë për martesë, edhe pse kurrë nuk kemi caktuar një datë martese.

Unë punoja gjithë ditën, derisa erdhi kjo shoqja e vjetër e tij, ndërsa tani ata përqafohen dhe puthen.

Ai dëshiron të shesë pronën që e kemi të përbashkët, kështu që unë do të humbas edhe shtëpinë time.

Ne kemi shumë miq të njëjtë, por ai nuk dëshiron që për këtë të dijë dikush.

Përgjigja e psikologes:

Ai mund të jetë kapluar nga ndjenjat e tij për këtë dashuri të vjetër, por duke e mbajtur sekret, ai sigurisht e din se ajo nuk do të funksionojë për një kohë të gjatë.

Tregoni atij se ju jeni duke marrë këshilla ligjore, por keni nevojë për këshillim së bashku për t'u siguruar që ai nuk po bën një gabim të tmerrshëm.

Nëse ai shkon më tutje, tregoni këtë kujdo që dëshironi - kështu që mund të përfitoni nga mbështetja e miqve tuaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test